☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,201 ▲ +0.31% ETH $1,578 ▲ +1.28% XRP $1.0559 ▲ +1.85% SOL $71.8500 ▲ +3.8%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

“Telekom Albania” tashmë zyrtarisht me drejtues të rinj, Emil Georgakiev, në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv

Kompania Telekom Albania nis sot një fazë të re në udhëtimin e saj për t’u shndërruar në operatorin më të preferuar dhe më të besuar në tregun shqiptar. Pronësia e kompanisë është transferuar plotësisht nga Grupi OTE (Pjesë e Grupit Deutsche Telekom) tek Albania Telecom Invest (“ATI”), e cila përfaqëson një grup investitorësh të njohur. ATI drejtohet nga Z.Spas Roussev, aksioneri kryesor i Vivacom, operatorit më të madh të pavarur të telekomunikacionit në Europën Juglindore, si edhe nga Z.Elvin Guri, investitor shqiptaro-bullgar.

“Ne vlerësojmë dhe çmojmë atë çfarë Telekom Albania ka arritur ndër vite, duke i paraprirë zhvillimit të telefonisë së lëvizshme dhe teknologjisë në vend”, deklaron Z. Spas Rusev. “Ndërkohë, ne jemi të vendosur, – vijon ai, – të bëjmë investime të konsiderueshme, në mënyrë që Telekom Albania të bëhet operatori kryesor në Shqipëri dhe një prej kompanive më të suksesshme të telekomunikacionit në rajon”.

“Telekom Albania do të rrisë më tej angazhimin e saj për të sjellë në tregun shqiptar risi teknologjike të cilat do t’u shërbejnë individëve dhe bizneseve shqiptare”, u shpreh Z. Elvin Guri.

“Madje çfarë është më e rëndësishme për mua personalisht, – thekson ai, – ne do të përpiqemi të rrisim në maksimum kontributin ndaj shoqërisë duke e bërë Telekom mjedisin më të mirë të punës në Shqipëri”.

Kompania do të drejtohet nga zoti Emil Georgakiev, në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Telekom Albania. Ai vjen me përvojë dhe njohuri të gjera në sektorin e telekomunikacionit, duke qenë prej më shumë se dhjetë vitesh pjesë e ekipit drejtues të kompanisë bullgare të telekomunikacionit Vivacom.

“Telekom Albania do të ofrojë produkte dhe shërbime të reja që do t’i plotësojnë më mirë nevojat e klientëve” garanton Z. Georgakiev. “Ndërkohë, ne do të mbështetemi kryesisht tek ekspertiza dhe aftësitë që zotërojnë punonjësit e kompanisë për të mbyllur me sukses periudhën e ndryshimit, dhe për të arritur objektivin tonë për të qenë operatori më i mirë në treg,” vijoi ai.

Telekom Albania do të vazhdojë të ketë në fokus risitë teknologjike duke ofruar produkte dhe shërbime të shkëlqyera në treg, si dhe duke mbështetur në të njëjtën kohë çdo projekt që përmirëson jetën e qytetarëve shqiptarë. Kompania do të vazhdojë gjithashtu të ruajë bashkëpunimin e mirë me të gjithë partnerët dhe furnitorët e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.