☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,893 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.54% XRP $1.2503 ▼ -0.26% SOL $92.1600 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e Pojskës, ndalohen tre rumunë

Tre shtetas rumunë, pjesëtarë të së njëjtës familje, janë ndaluar pasi dyshohet se tentuan të fusnin sende të ndaluara në IEVP Pojskë, ku vuan dënimin një familjare e tyre.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:00. Babai, nëna dhe vëllai i të dënuarës, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri prej rreth dy ditësh, ishin paraqitur në institucion për të takuar vajzën e tyre. Familjarët kishin me vete disa çanta me rroba dhe sende për të burgosurën.

Gjatë kontrollit të kryer nga efektivët e burgut, në njërën prej çantave u konstatuan një thikë dhe një aparat celular, sende që dyshohet se do t’i dorëzoheshin të dënuarës.

Pas konstatimit të sendeve të ndaluara, tre familjarët u ndaluan dhe u shoqëruan për procedurat përkatëse. Në vijim janë marrë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa shtetasit rumunë janë marrë në pyetje në prani të avokatit.

E dënuara rumune po vuan dënimin në IEVP Pojskë për veprën penale të mashtrimit. Sipas të dhënave paraprake, ende nuk është e qartë arsyeja se përse familjarët kanë tentuar të fusin në burg edhe thikën, krahas celularit.

Burime bëjnë me dije se e dënuara nuk njihet si person problematik dhe nuk rezulton të ketë pasur konflikte me të burgosurat e tjera në institucion.

Pas ngjarjes është ushtruar kontroll edhe në dhomën ku qëndron e dënuara, por nuk është konstatuar asnjë send tjetër i ndaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.