🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.58 ▼0.53%
ARI 3,947 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,000 ▲ +0.17% ETH $2,272 ▲ +0.88% XRP $1.2696 ▲ +1.46% SOL $92.1000 ▼ -0.05%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Territorialja/ Boçi: S’mund të bëhet me etapa të kapërcyera, të shtyhet afati i Komisionit

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale u mblodh sot në 15 korrik për të diskutuar mbi ecurinë e punës dhe raportet e paraqitura nga ekspertët. Bashkëkryetari i Komisionit Luciano Boçi, kritikoi mënyrën sesi mazhoranca po përpiqet të përshpejtojë procesin, duke anashkaluar disa prej etapave të miratuara në projektkalendarin e punës.

“Ne e ftojmë Komisionin të respektojë veten dhe vendimet që ka miratuar. Kemi një projektkalendar dhe nuk mund të digjen etapat e përcaktuara në të”, deklaroi Boçi.

Sipas tij, raporti i paraqitur mbështetet kryesisht mbi Reformën Administrativo-Territoriale të vitit 2014, ndërkohë që Komisioni duhet të zhvillojë fillimisht një analizë të plotë të reformës ekzistuese dhe më pas të përcaktojë parimet, mbi të cilat do të ndërtohet reforma e re.

Boçi ngriti pikëpyetje mbi punën e ekspertëve të mazhorancës për një model të ri territorial, në një kohë kur Komisioni ende nuk ka miratuar parimet dhe metodologjinë, mbi të cilat duhet të bazohet reforma.

“Si mund të kenë punuar ekspertët e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale 2, kur ende nuk kemi përcaktuar parimet e saj?”, pyeti ai.

Bashkëkryetari i Komisionit evidentoi gjithashtu se procesi i dëgjesave nuk ka përfunduar. Sipas tij, dëgjesa për Qarkun e Tiranës ende nuk është mbyllur, ndërsa kryetarët e bashkive të Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Lezhës nuk janë paraqitur në Komision, megjithëse ishin të detyruar të merrnin pjesë.

Ai shtoi se nuk janë zhvilluar ende dëgjesat me komunitetet, grupet e interesit dhe institucionet ndërkombëtare, nuk është realizuar sondazhi publik dhe as vizitat studimore të parashikuara në kalendar.

“Ku është dokumenti politik? Ku janë dy ose tre variantet që duhet t’i paraqiteshin Komisionit? Si mund të flasim për një raport përfundimtar, kur pjesa më e madhe e detyrimeve të miratuara nuk është realizuar?”, u shpreh Boçi.

Deputeti kërkoi shtyrjen e afatit të Komisionit deri në muajin tetor, me qëllim që puna të përfundojë në mënyrë serioze dhe të respektohen edhe afatet kushtetuese për ndryshimet ligjore. Ai solli si argument edhe shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke theksuar se puna e dy komisioneve është e lidhur drejtpërdrejt.

“Kemi plotësuar vetëm dy pika e gjysmë të projektkalendarit. Duhet të përfundojmë pikën e tretë dhe të bëjmë një punë që i shërben qytetarëve, jo një reformë të nxituar dhe të paracaktuar”, deklaroi Boçi.

Sipas tij, dëgjesat e zhvilluara deri tani kanë treguar se propozimi për reduktimin e numrit të bashkive nuk gëzon mbështetje të gjerë. Përkundrazi, një pjesë e dëshmive dhe propozimeve të paraqitura kanë kërkuar ruajtjen e 61 bashkive ose shtimin e numrit të tyre.

“Ne nuk po imponojmë mendimin tonë. Po kërkojmë vetëm respektimin e rendit të ditës dhe të projektkalendarit që është miratuar me votë nga vetë Komisioni”, përfundoi Boçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.