☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Thaçi thotë se Kosova dhe SHBA’të përputhen për demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se agjenda politike e Kosovës është e përputhshme me agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një fjalim që ka mbajtur në Ambasadën amerikane, i pranishëm në festimin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

“Sonte festuam Ditën e Pavarësisë së Amerikës, aleatit strategjik dhe popullit të dashur dhe mik të shtetit tonë. Në fjalim para mysafirëve të shumtë, duke përfshirë senatoren amerikane nga Iowa, Joni Ernst, komandantin e ri te Forcave Supreme të NATO-s për Europë, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr, ambasadorin amerikan, Greg Delawie dhe drejtorin e DASH për Çështje të Evropës, Thomas Yazdgerdi, e potencova miqesinë e thellë që kemi por edhe detyrimet që dalin nga kjo marrëdhënie historike”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Agjenda jonë politike është e përputhshme me agjendën e qeverisë amerikane. Në afat të shkurtër duhet ta përmbyllim demarkacionin si kriter i mbetur për lëvizje të lirë në Europë, e në rrugëtimin afatgjatë duhet të luftojmë korrupsionin dhe ekstremizmin, dy rreziqe thelbësore që mund të na dëmtojnë rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të palëkundur”, thuhet në shkrimin e presidentit në rrjetin social.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.