Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 28 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
₿ CRYPTO
BTC $60,167 ▼ -0.42% ETH $1,577 ▼ -0.45% XRP $1.0487 ▼ -1.01% SOL $71.4900 ▼ -0.75%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
28 Jun 2026
Breaking
Politika

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

Kryeministri Edi Rama e nisi podcastin e tij “Flasim” duke mbajtur në dorë librin “The Albanian Files”  dhe duke iu përgjigjur të gjitha akuzave.

“Është një ndër botimet më të rëndësishme të viteve të fundit, në dritën e skenës së arkitekturës dhe zhvillimit urban, në Europë dhe në botë. Është një botim i ri i kohëve të fundit dhe ka brenda punët, projektet, idetë, shënimet e 60 arkitektëve dhe studiove me një reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar, të cilat i lidh sëbashku në faqet e librit, Shqipëria!”, tha kreu i qeverisë, duke hedhur poshtë aludimet që kanë qarkulluar së fundmi për këtë libër.

“Buron nga fryma e bulevardit, ku protesta e filluar për natyrën, ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët, është ajo inkuizicionale, e cila përndjek, në thonjëza sigurisht, me fjalë, me shpifje një nga grupet më të rëndësishme që i janë qasur Shqipërisë në këto 30 vite, por edhe historisë së Shqipërisë. Njerëz që e kanë bërë emrin e tyre dhe që janë mbledhur në Shqipëri, siç u mblodhën në New York, në vitet ‘30. Nuk është libri im, unë aty kam dhënë një kontribut thjesht me një tekst parathënës, si kryeministër i Shqipërisë”, tha Rama.

Sipas tij, turma është kapur me një tekst autoironik të një arkitekti.

E para, që ky tekst i vënë aty, i cili në mënyrë autoironike është një letër drejtuar meje, e cila natyrisht është një letër që mua s’më ka ardhur, se s’kishte as pse të më vinte, është shënim në dosjen e arkitektit, ku më thotë: “Pse duhet të bëhen dhe zgjedhje? Ti mund të bëhesh mbret dhe të bësh atë që bënin mbretëritë për arkitekturën…” e të tjerë, e të tjerë.

Çështje dilemash dhe problematikash që s’kanë lidhje fare me ndonjë thirrje reale për t’u bërë mbret, është kthyer kokëposhtë, por tregon që, në fakt, libri është tërësisht i lirë, i pakontrolluar.

Të gjithë autorët, pra të gjithë pjesëmarrësit, kanë pasur pavarësi të plotë në dosjen e tyre. Kanë zgjedhur vetë projektet, kanë vënë vetë tekstet, kanë caktuar reflektimet dhe materialet që kanë dashur të publikojnë. Dhe është një parim që shprehet qartë që në hyrje të librit, ku editorja e thotë se autonomia e autorëve është ruajtur qëllimisht gjatë gjithë procesit editorial dhe përfshirja e letrës së hapur të Reinier de Graaf është një dëshmi e kësaj autonomie.

Letra është pjesë e dosjes personale të autorit; edhe vetë “files”, dosjet, është një referencë ironike e një Shqipërie që vjen nga një kohë dosjesh, ndërkohë që këtu dosjet janë të tëra të hapura për publikun.

Ai e ka vendosur aty, s’ka as redaktim, s’ka as censurë dhe, po të ishte një botim propagandistik apo i kontrolluar politikisht, ky tekst nuk do të mbetej aty, mbase.

Unë as nuk e kam parë dhe as nuk më ka ardhur, as më ka shkuar mendja ta kërkoj, ta shoh përpara librin, sesa të botohej.

Dhe çfarë na thotë në të vërtetë letra e Reinier de Graaf është se, së pari, duhet njohur autori. Ai nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Është autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës.

Ka një stil botërisht të njohur ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, mjete që ai i përdor në punën e tij, por nuk janë deklarata politike lineare dhe ai shkruan po kështu, në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik, Bashkimin Europian, Kinën; njeri i lirë.

Dhe, edhe njëherë, e gjithë kjo kthehet në një nga shumë tekstet e akuzës, e akuzës inkuizicionale që po më bëhet mua nga gjithfarëlloj personazhesh.”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.