☁️
Tiranë 22°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,041 ▲ +4.64% ETH $2,627 ▲ +5.72% XRP $1.4229 ▲ +7.76% SOL $111.7500 ▲ +6.05%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Bota

“The Independent” rekomandon Shqipërinë: Pushime mes Rivierës dhe Alpeve, udhëtim pa EES

– Të kalosh më shpejt kontrollin kufitar mund të jetë një avantazh për turistët që planifikojnë pushimet në Evropë. Sistemi i ri europian i hyrje-daljeve, EES, po sjell ndryshime në mënyrën se si regjistrohen udhëtarët në kufijtë e zonës Shengen, shkruan Amelia Neath për median britanike “The Independent”.

EES kërkon që udhëtarët të japin të dhëna biometrike, si shenjat e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës, gjatë hyrjes së parë në vendet e zonës Shengen, përpara kontrollit të pasaportës.

Megjithatë, zbatimi i sistemit ka shkaktuar vështirësi në disa pika kufitare. Në disa aeroporte dhe kufij janë raportuar pritje të gjata, ndërsa përgjegjësia për vonesat është diskutuar mes operatorëve të industrisë së udhëtimeve dhe autoriteteve.

Në disa destinacione sistemi është zbatuar pa probleme të mëdha, ndërsa në të tjera udhëtarët janë përballur me radhë të gjata. Në rastet më të këqija, pritja mund të zgjasë disa orë, duke vonuar nisjen e pushimeve.

Por jo të gjitha vendet evropiane janë pjesë e zonës Shengen. Kjo do të thotë se disa destinacione nuk kanë detyrimin të zbatojnë kontrollet EES.

Shqipëria, ndër destinacionet evropiane ku udhëtarët nuk përballen me kontrollet EES-së

Shqipëria është një nga vendet evropiane që nuk është e detyruar të zbatojë sistemin e ri evropian EES, pasi nuk është pjesë e zonës Shengen.

Artikulli e rendit Shqipërinë në vendin e tretë mes 10 vendeve evropiane që nuk kanë kontrolle EES, pas Qipros dhe Irlandës.

Në listë përfshihen gjithashtu Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Britania e Madhe.

Shqipëria, një alternativë më e përballueshme krahasuar me Greqinë dhe Kroacinë

E cilësuar si “një nga sekretet më të ruajtura të Evropës”, Shqipëria është shndërruar vitet e fundit në një alternativë më të përballueshme krahasuar me destinacionet e njohura si, Greqia dhe Kroacia.

Bregdeti shqiptar përgjatë Jonit, i njohur si Riviera Shqiptare, njihet për plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat bruz.

Ndër destinacionet bregdetare më të njohura përmenden Ksamili dhe Himara.

Artikulli thekson se Shqipëria nuk është vetëm një destinacion për pushime në plazh.

Për turistët që preferojnë natyrën dhe ecjet malore, Alpet Shqiptare ofrojnë itinerare të shumta.

Ndër to përmendet Qafa e Valbonës, një shteg rreth 16 kilometra i gjatë, që ofron pamje malore dhe shkëmbinj gëlqerorë.

Edhe Tirana paraqitet si një mundësi për një udhëtim urban me kosto më të ulët.

Vizitorët mund të eksplorojnë ndërthurjen e ndërtesave me arkitekturë nga periudha osmane dhe ajo komuniste, krahas ndërtimeve moderne si “Downtown One” – kulla multifunksionale në qendër të Tiranës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë zonës së ish-Bllokut.

Pse Shqipëria nuk ka EES?

Sistemi EES është vendosur në kufijtë e vendeve të zonës Shengen. Ai kërkon që udhëtarët nga vende jashtë Shengenit të regjistrojnë të dhëna biometrike, përfshirë shenjat e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës, gjatë hyrjes së parë në zonën Shengen.

Shqipëria nuk është pjesë e kësaj zone. Për këtë arsye, udhëtarët që hyjnë në Shqipëri nuk i nënshtrohen kontrolleve EES, sipas përshkrimit të artikullit.

Artikulli thekson se mbetet për t’u parë se si do të funksionojë sistemi EES në praktikë dhe se çfarë ndikimi do të ketë në udhëtimet evropiane.

Ndërkohë, vendet jashtë Shengenit, përfshirë Shqipërinë, paraqiten si destinacione që mund të tërheqin turistët për pushimet e ardhshme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.