Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 03 September 2026
S&P 500 7,746 ▲1.03%
DOW 53,728 ▲1.26%
NASDAQ 26,578 ▲1.37%
NAFTA 92.27 ▲1.38%
ARI 4,558 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $80,748 ▲ +4.79% ETH $2,490 ▲ +4.21% XRP $1.4451 ▲ +8.46% SOL $104.3200 ▲ +5.34%
S&P 500 7,746 ▲1.03 % DOW 53,728 ▲1.26 % NASDAQ 26,578 ▲1.37 % NAFTA 92.27 ▲1.38 % ARI 4,558 ▲3.24 % S&P 500 7,746 ▲1.03 % DOW 53,728 ▲1.26 % NASDAQ 26,578 ▲1.37 % NAFTA 92.27 ▲1.38 % ARI 4,558 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kosova

Thellohen përplasjet në LDK, Paris Guri i reagon Janina Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete?

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së LDK-së, Janina Ymerit, e cila sipas tij më herët e kishte akuzuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, për “mafi energjetike”.

Guri, përmes një postimi, ka vënë në pikëpyetje akuzat e Ymerit, duke rikujtuar mënyrën se si ajo ishte përfshirë dhe renditur në listën zgjedhore të LDK-së.

Ai ka treguar një episod personal nga periudha para zgjedhjeve të dhjetorit, kur, siç thotë, i kishte kërkuar Abdixhikut që të renditej në njëzetëshen e parë të listës.

“Paris, nuk mundem, sepse Janina po kërkon të jetë në top 20”, citohet t’i ketë thënë Abdixhiku, sipas Gurit.

Guri ka theksuar se, ndonëse ai ishte deputet i zgjedhur në legjislaturën e nëntë dhe, sipas tij, ndër deputetët më të sulmuar nga pushteti, Abdixhiku kishte vendosur t’i jepte hapësirë politike Ymerit.

“Megjithatë, kryetari vendosi t’i jepte asaj hapësirë dhe besim politik. E vendosi në listë, e radhiti lart dhe i dha mundësinë që sot të jetë aty ku është”, ka shkruar Guri.

Duke iu referuar akuzave për “mafi energjetike”, Guri ka ngritur pyetjen se pse Abdixhiku do ta kishte promovuar politikisht një person që sot e akuzon atë.

“Prandaj, kur sot dëgjoj akuza për ‘mafi energjetike’, më lind një pyetje shumë e thjeshtë: Nëse Lumir Abdixhiku qenka pjesë e ‘mafias energjetike’, atëherë pse pikërisht ai zgjodhi, promovoi dhe i hapi rrugën politike një prej njerëzve që sot e akuzon për të?”, ka shkruar ai.

Në fund, Guri ka thënë se mospajtimi politik dhe kritika janë të pranueshme, por ka bërë thirrje për të mos harruar të kaluarën.

“Mirënjohja nuk duhet të zgjasë vetëm deri në momentin kur ambicia personale bëhet më e madhe se kujtesa”, ka përfunduar Guri. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.