☁️
Tiranë 17°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.86 ▲1.17%
ARI 4,502 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,852 ▼ -6.29% ETH $1,860 ▼ -6.89% XRP $1.2270 ▼ -4.84% SOL $74.8400 ▼ -7.48%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.86 ▲1.17 % ARI 4,502 ▼0.4 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.86 ▲1.17 % ARI 4,502 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Tirana, destinacioni i parë/ Nga kryeqyteti nis njohja e Shqipërisë

Udhëtarët në aeroportin e Rinasit janë të shumtë çdo ditë, jo vetëm në daljet nga vendi, por edhe në hyrjet, ku një pjesë e mirë janë turistë që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë.
Tirana është një pikënisje e itinerarëve që turistët bëjnë për të njohur Shqipërinë. Kjo e ka ndihmuar kryeqytetin që vitet e fundit të ketë një rritje të vizitoreve te huaj që ndalojnë në atraksionet turistike dhe kanë kuriozitet për traditat tona.

“Kam ardhur për të vizituar Tiranën, është hera e parë që vij. Unë jetoj në Belgjikë. Vendosa që të vij dhe të kaloj disa ditë në Tiranë pasi më duket një vend interesant. Po përpiqem që të vizitoj vendet e ballkanit. Një ditë kemi që kemi ardhur dhe deri më tani përshtypja e parë është e mirë. Do të qëndrojmë 5 ditë. Jemi duke bërë një tur për të parë sa më shumë  nga Tirana”, tha një turist.

“Po më pëlqen shumë Tirana sepse po shoh që ka një ndërthurje mes të kaluarës dhe modernes dhe mendoj se kjo është tipike për Tiranën se jeni një vend që po pësoni ndryshime, po bëheni një vend më modern dhe kjo ndihet kur e viziton. Erdha në Tiranë sepse doja një destinacion që  nuk e njihja, pra që nuk kisha qenë më parë por edhe bileta për të ardhur ishte e lirë. Tirana më ka lënë një përshtypje mjaft të mirë”, tha një tjetër turiste.

Periudha më e mirë për turizmin mbetet sezoni veror, por ajo çka po vihet re është se gjatë gjithë vitit në kryeqytet ka turistë që vijnë për të kaluar disa ditë. Vitin e kaluar Tirana u vizitua nga 4.5 milionë turistë, shifër kjo shumë herë me e lartë krahasuar edhe me periudhën para pandemisë, çka ka sjellë përfitime të shumta edhe për ekonominë e qytetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.