☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 69.46 ▲1.33%
ARI 4,141 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,130 ▲ +0.09% ETH $1,772 ▼ -0.01% XRP $1.1280 ▼ -1.51% SOL $81.5300 ▲ +0.89%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.46 ▲1.33 % ARI 4,141 ▼0.64 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.46 ▲1.33 % ARI 4,141 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Politika

Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Koncerti i Kanye West, që do të mbahet në Tiranë, ka zgjuar interes të madh edhe jashtë Shqipërisë. Sipas kryeministrit Edi Rama, numri i biletave të blera nga shtetas të huaj për këtë event ka tejkaluar atë të finalen së Conference League, që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi pamje nga stadiumi i ndërtuar posaçërisht për koncertin e 11 korrikut, duke bërë të ditur se përgatitjet kanë hyrë në fazën përfundimtare.

“Mirëmëngjes, dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

“Eagle Stadium”, i vendosur pranë autostradës Tiranë-Durrës, pritet të mirëpresë rreth 60 mijë spektatorë, duke u konsideruar si eventi më i madh muzikor i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Çmimet e biletave nisin nga 120 euro, ndërsa paketat VIP shkojnë deri në 339 euro.

Ndalimi në Tiranë është pjesë e turit botëror të reperit për vitin 2026, një turne që në disa vende ka qenë objekt polemikash.

Një muaj më parë, Kanye West performoi në Stadiumin Olimpik “Atatürk” në Stamboll. Sipas organizatorëve, koncerti u ndoq nga rreth 118 mijë spektatorë, ndërsa vetë artisti deklaroi se ishte vendosur një rekord për numrin më të madh të fansave të pranishëm në një stadium.

Koncerti në Tiranë organizohet nga kompania “Streetlife”, me seli në Berlin, e njohur për organizimin e performancave të artistëve të njohur ndërkombëtarë si 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar dhe Nicki Minaj. Në Shqipëri, eventi mbështetet nga Redcloud dhe Live Label.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.