☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.22 ▼2.35%
ARI 4,306 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,618 ▼ -1.2% ETH $1,753 ▼ -1.56% XRP $1.1806 ▼ -2.16% SOL $71.9400 ▼ -1.39%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.22 ▼2.35 % ARI 4,306 ▼1.72 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.22 ▼2.35 % ARI 4,306 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kronika

Tiranë: Protesta te Liqeni Artificial mbyllet me arrestime

Forcat e rendit publik arrestuan sot në mesditë disa përkrahës të Partisë Demokratike, gjatë përplasjeve me ta në një tubim proteste kundër ndërtimit të këndit të lojërave pranë liqenit artificial.

Deputetë dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, të ndjekur nga disa qindra përkrahës të tyre iu bashkuan protestave 6 javore të veprimtarëve të mjedisit, të cilët pohojnë se kantieri ku po ndërtohen lojërat ka dëmtuar rëndë mjedisin në të vetmin park të kryeqytetit.

Disa qindra forca policore të strukturave të ndryshme rrethuan kantierin në përpjekje për të mbrojtur zonën, dhe përplasja me njerëzit e opozitës nuk vonoi.

Një deputet i opozitës u filmua me një armë zjarri në brez, ndërsa protestuesit dhe policiët shkëmbyen goditje, të cilat u kthyen shpejt në afro 20 arrestime.

Ngjarjet u përcollën me deklarata kontradiktore të pozitës dhe opozitës.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u interesua në repartet policore për gjendjen shëndetësore të të arrestuarve.
Ndërsa kryetari i bashkisë Erjon Veliaj u interesua në spital për gjendjen shëndetësore të 3 policeve vajza, që u njoftua se morën plagë gjatë tubimit.

Kur veprimtarët e mjedisit nisën protestat në mes të shkurtit, pakkush e mendoi se çështja e tyre mjedisore do të politizohej nga partitë dhe do të vendosej në qendër të polemikave, se si njëra palë lejoi ndërtime këtu apo pala tjetër lejoi ndërtime atje gjatë madateve respektive.

Eljan Tanini është njëri nga të rinjtë e protestave pro parkut dhe drejtues i shoqatës “Mbill Pemën Tënde”. Ai thotë se të rinjtë protestues po qëndrojnë aty pa ndërprerë për të penguar dhe dokumentuar dëmtimin e parkut.

Protestave këmbëngulëse të mjedisorëve bashkia iu përgjigj me vazhdimin e punimeve këmbëngulëse ditën e natën.

Bashkia thotë se këndi i lojërave do t’ia shtojë vlerat parkut, ndërsa të rinjtë mendojnë se ky është vetëm hapi i parë për betonizimin dhe planet e ardhshme ndërtimore në atë zonë.

Zona nga amfiteatri deri te kisha e shën prokopit, ku shtrihet ndërtimi i këndit të lojërave mbahet e rrethuar nga një numër i madh policësh, është praktikisht pjesa më e rëndësishme e parkut të liqenit.

Të rinjtë janë ende optimistë se zëri i tyre pro natyrës do të dëgjohet dhe se këto ngjarje do të ngrenë vetëdijen e qytetarëve për të mbrojtur mjedisin, do të shtojë transparencën ndaj projekteve që cënojnë sado pak zonat e fundit me pemë e bimësi, që i kanë mbetur kryeqytetit pa u mbushur me ndërtime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.