Tom Brady dhe mesazhi misterioz për Gisele Bündchen: “Dashuri e vërtetë”

Tom Brady përdori rrjetet sociale për t’i dërguar një “gisht të mesit” ish-bashkëshortes së tij, supermodeles Gisele Bündchen, pasi ajo u bë nënë e një djali me bashkëshortin e saj të ri, Joaquim Valente, sipas një libri të ri kushtuar legjendës së futbollit amerikan.
Një muaj pasi Bündchen solli në jetë fëmijën e saj të parë me Valente në shkurt 2025, Brady publikoi një foto në Instagram, në atë që duket se ishte një mesazh i koduar për ish-bashkëshorten.
“Pak më shumë se një muaj pas lindjes, Brady publikoi një foto të tij në Instagram — mënyra e tij e preferuar për të komunikuar publikisht, shpesh në mënyrë të koduar”, shkruan autori Lars Anderson në librin e tij të ri, Brady: An American Story and the Price of Greatness.
Më tej, Anderson përshkruan foton ku Brady shihet duke hedhur një top në momentin e perëndimit të diellit.
Poshtë fotos, ish-ylli i NFL kishte shkruar vetëm dy fjalë: “True Love” – “Dashuri e vërtetë”.
Sipas autorit, kjo ishte pikërisht shprehja që Gisele Bündchen kishte përdorur vazhdimisht për të përshkruar marrëdhënien e Brady-t me futbollin amerikan.
Sipas Anderson, për njerëzit e afërt me Brady-n, postimi nuk linte shumë vend për interpretime. Autori pretendon se një mik i ish-kampionit të NFL e përshkroi postimin si: “Gishti i mesit”.
Brady, 49 vjeç, dhe Bündchen, 46 vjeç, u divorcuan në tetor 2022, pas 13 vitesh martesë. Çifti ka dy fëmijë së bashku, Benjamin, 16 vjeç, dhe Vivian, 13 vjeçe. Brady ka gjithashtu një djalë, Jack, 19 vjeç, nga lidhja e mëparshme me Bridget Moynahan.
Libri i Anderson pretendon gjithashtu se Brady bëri një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën me Bündchen në vitin 2022. Në të njëjtën periudhë, bashkëlojtarët dhe trajnerët e tij te Tampa Bay Buccaneers thuhet se u shqetësuan për gjendjen e tij pasi ai humbi rreth 9 kilogramë.
Ish-trajneri i Buccaneers, Bruce Arians, i tha Anderson se ishte e qartë se humbja në peshë lidhej me stresin e problemeve personale me të cilat po përballej Brady.
Madje, Arians e përshkroi gjendjen e tij me fjalët se Brady “dukej si një pacient me kancer, por me flokë shumë të bukur”. Sipas librit, Brady u kishte thënë drejtuesve të Buccaneers se duhej të “merrej me disa çështje personale” dhe kërkoi të largohej përkohësisht nga kampi stërvitor.
Ai mungoi për 11 ditë, ndërsa sipas Anderson, kjo ishte një përpjekje e fundit dhe e dëshpëruar për të mbajtur familjen e bashkuar. Kur u rikthye te skuadra, autori shkruan se gjendja emocionale e Brady-t dukej edhe më e rënduar.
“Shpirti i tij dukej më i thyer se më parë, sikur ato 11 ditë të mos kishin kaluar thjesht, por të kishin hapur kanione të thella në zemrën e tij”, shkruan Anderson në librin e tij.
Libri Brady: An American Story and the Price of Greatness publikohet të martën, më 29 shtator.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.