Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 86.30 ▼1.28%
ARI 4,848 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,778 ▲ +2.47% ETH $2,312 ▲ +2.17% XRP $1.4232 ▲ +1.98% SOL $85.4300 ▲ +2.26%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.30 ▼1.28 % ARI 4,848 ▲0.41 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.30 ▼1.28 % ARI 4,848 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Kronika

‘Toni’ ndërmjetësi për ‘vrasjen’ e Doshit, në Prokurori për të dëshmuar

Fatjon Skënderi, një prej personave të implikuar në atentatin e pretenduar ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mëhill Fufi, u paraqit sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar.toni

“Toni” u prit dje nga uniformat blu në aeroportin e Rinasit, të cilët e shoqëruan drejt shtëpisë së tij, që ndodhet tek kthesa e Kamzës. Skënderi u kthye nga Gjermania pikërisht për të dëshmuar. Ai konfirmoi dje para prokurorëve se ishte i gatshëm të dëshmonte lidhur me atë që e përmendën, si njeriu që ka porositur Durim Bamin, në emër të Ilir Metës, për të vrarë deputetin Tom Doshi.

Ardhja e Tonit të Kombinatit në Tiranë, tregon se ai ka marrë garanci nga policia dhe Prokuroria, që mos të arrestohet.

Dëshmia që Fatjon Skënderi do të japë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është kyçe për hetimet e dosjes “Doshi”. Sipas Tom Doshit, personi i njohur me emrin “Toni” është pronari i lokal “Viva” në zonën e ish-Bllokut dhe pikërisht në këtë lokal, Doshi pretendon se përgatitej skenari i vrasjes së tij dhe deputetit Mëhill Fufi.

Dëshmia e Skënderit paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pritet të hedh më shumë dritë mbi dosjen “Doshi” e cila ka trazuar politikën shqiptare prej ditësh, si dhe është bërë shkak për rikthim të protestave të opozitës.

09:13 – Fatjon Skënderi paraqitet në Prokurori

Ashtu siç kishte konfirmuar një ditë më parë, Fatjon Skënderi mbërriti mëngjesin e sotëm në ambientet e organit të akuzës për të dëshmuar.

Skënderi hyri nga pjesa e pasme e Prokurorisë, në mënyrë që t’i shmangej mediave. ‘Toni’ është përmendur si ndërmjetës për tentativën e vrasjes ndaj Doshit, ndërkohë që ka pohuar se e njeh Durim Bamin.

Skënderi i dënuar me 6 vite burg

Fatjon Skënderi, i përmendur nga Tom Doshi si “Toni”, një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2006 ai është arrestuar, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës. Operacioni policor i koduar “Malësori”, bashkë me Skënderin solli edhe disa arrestime të tjera në Gjermani, Itali, Turqi, Bullgari dhe Spanjë. Pas disa betejash gjyqësore, ai është dënuar në tetor të vitit 2007 me 6 vjet burg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.