☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 77.49 ▲0.26%
ARI 4,363 ▲1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,910 ▲ +0.39% ETH $1,916 ▲ +0.53% XRP $1.0362 ▼ -0.75% SOL $73.7100 ▲ +0.57%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.49 ▲0.26 % ARI 4,363 ▲1.47 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.49 ▲0.26 % ARI 4,363 ▲1.47 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kronika

Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

Policia e Shtetit ka sjellë sot nën pranga 2 persona të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia.

Në bashkëpunim me Interpol Bogotën dhe Interpol Romën, autoritetet shqiptare kanë ekstraduar kolumbianin Samir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, dhe nga Italia shtetasin shqiptar Fadil Ternova, 38 vjeç.

53-vjeçari kolumbian ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i kishte caktuar në vitin 2022 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka shoqëruar një kontejner me lëndë narkotike, i nisur nga porti Buenaventura në Kolumbi, i cili kaloi përmes portit të Pireut në Greqi dhe më pas në portin e Tivarit në Mal të Zi, me destinacion final Shqipërinë për Laboratorin e Frakullës.

Hetimet kanë zbuluar se marrësi i ngarkesës ishte një shtetas shqiptar, ndërsa 53-vjeçari kishte ndjekur të gjithë itinerarin e transportit të drogës deri në mbërritjen në destinacion.

Në kuadër të të njëjtit operacion u ekstradua nga Italia edhe shtetasi Fadil Ternova, 38 vjeç, lindur në Bulqizë, i kërkuar për disa vepra penale.

Sipas Policisë, ndaj tij rëndojnë akuzat për tentativë vrasjeje me armë zjarri, armëmbajtje pa leje, goditje për shkak të detyrës, si dhe një dënim të mëparshëm për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Hetimet tregojnë se në vitin 2024, në aksin rrugor Bulqizë-Tiranë, ai dyshohet se tentoi të vriste me armë automatike shtetasin A. P., pas një konflikti verbal për motive të dobëta.

Policia e Shtetit bën me dije se operacioni “The Wanted” vijon, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.