☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,665 ▼0.55%
DOW 52,945 ▼0.97%
NASDAQ 26,081 ▼0.95%
NAFTA 86.47 ▲2.46%
ARI 4,567 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,841 ▲ +7.21% ETH $2,346 ▲ +13.05% XRP $1.3196 ▲ +25.2% SOL $87.6200 ▲ +7.95%
S&P 500 7,665 ▼0.55 % DOW 52,945 ▼0.97 % NASDAQ 26,081 ▼0.95 % NAFTA 86.47 ▲2.46 % ARI 4,567 ▲0.47 % S&P 500 7,665 ▼0.55 % DOW 52,945 ▼0.97 % NASDAQ 26,081 ▼0.95 % NAFTA 86.47 ▲2.46 % ARI 4,567 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

​Trajkoviq: Vuçiq i ka sjellë serbët e Kosovës në katastrofë

Kryetari i Forumit Kombëtar Serb nga Graçanica dhe anëtari i Kryesisë së Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës, Momçillo Trajkoviq, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se me politikat e tij i ka sjellë serbët e Kosovës në një gjendje të rëndë politike dhe shoqërore.

Në një intervistë për gazetën beogradase Danas, ai tha se “fletëvotimi simbolik” që SNS-ja planifikon ta organizojë në Beograd me rastin e Vidovdanit, ku qytetarët do të rendisin prioritetet kombëtare, përfshirë edhe “luftën për ruajtjen e Kosovës”, është vetëm një vazhdim i simulimit të politikës së Vuçiqit ndaj Kosovës.

“Kjo është vazhdim i manipulimit me këtë popull të pafat! Është përsosje e simulimit të luftës për Kosovën dhe e të ashtuquajturës luftë për serbët në Kosovë, të cilët Aleksandar Vuçiq i ka çuar në katastrofë. Ndërkohë, serbët në Kosovë po mbyten në politikën e tij të ndyrë, të lënë në mëshirën e Albin Kurtit, ndërsa ai (Vuciq) bashkë me rrethin e tij të ngushtë, ‘feston’ humbjen përpara tryezave plot me ushqime. Kjo është perverse!”, ka thënë ai për Danas, përcjellë KosovaPress.

Trajkoviq, i njohur si një politikan nga radhët e serbëve të Kosovës qysh prej para luftës, shtoi se dalja nga kriza e shkaktuar nga presidenti serb kërkon ndryshim të pushtetit në Beograd, distancim nga politikat e Vuçiqit dhe të Listës Serbe, për të cilën thotë se është instrument të politikës së Vuçiqit si dhe krijimin e një pluralizmi të ri politik mes serbëve në Kosovë.

Duke komentuar vendimin e Shtëpisë së Bardhë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor, ai tha se kjo tregon se Uashingtoni vazhdon ta konsiderojë rajonin, veçanërisht Kosovën, si zonë me rëndësi për sigurinë, ndërsa vlerësoi se një nga arsyet mund të jetë edhe ruajtja e rolit të bazës ushtarake amerikane “Bondsteel”. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.