Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,583 ▼0.49%
DOW 52,055 ▼0.7%
NASDAQ 25,970 ▼0.83%
NAFTA 105.46 ▲4.01%
ARI 4,344 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,999 ▼ -3.93% ETH $2,407 ▼ -5.2% XRP $1.3069 ▼ -10.86% SOL $98.1200 ▼ -5.13%
S&P 500 7,583 ▼0.49 % DOW 52,055 ▼0.7 % NASDAQ 25,970 ▼0.83 % NAFTA 105.46 ▲4.01 % ARI 4,344 ▼0.18 % S&P 500 7,583 ▼0.49 % DOW 52,055 ▼0.7 % NASDAQ 25,970 ▼0.83 % NAFTA 105.46 ▲4.01 % ARI 4,344 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Transmetimi i gazit, kontrata e re si do rregullohet marrëdhënia mes Albgaz dhe Albpetrol

Enti Rregullator i Energjisë ka hartuar kontratën e re e cila do të rregullojë marrëdhënien mes kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës Albpetrol dhe asaj të transmetimit të gazit në vend Albgaz. Në një draft të nxjerrë për konsultim nënvizohet se marrëdhënia aktuale e kompanive ka të bëjë me transmetimin e asaj sasie gazi që kompania e prodhimit të naftës siguron nga disa vendburime. Kështu së pari thuhet se kontrata do të jetë në fuqi për periudhën nga fillimi këtij viti deri në 31 dhjetor 2019.

Çmimi me të cilën Albgaz do të transmetojnë gazin për llogari të Albpetrol është 28 lekë/m3 pa TVSH sipas vendimit që është marrë në prillin e vitit 2018. Çmimi sipas ERE mund të ndryshojë vetëm me një vendim të tij çka do të reflektohet edhe në kontratë. Brenda 5 ditëve nga data e leximit përfundimtar mujor Albgaz do të dërgojë faturën pranë Albeptrol me të dhënat e detajuara.

Pikat e lëvrimit të gazit

Kontrata ndalet edhe në pikat se ku do të bëhet lëvrimi i gazit për llogari të Albeptrol si për zonën e Fierit ashtu edhe të Patosit.

“Sasia e gazit shoqërues ose natyror do të lëvrohet nga Prodhuesi (Q.P.N Fier) tek Operatori në pikat e lëvrimit në vendburimet prodhuese referuar infrastrukturës aktuale te Transmetim të gazit, si më poshte: 1. Cakran, Poligoni i matjes së gazit në Stacionin e Kompresorëve Drenovë

Sasia e gazit, pas transmetimit, do të lëvrohet nga Operatori tek Prodhuesi (Q.A.SH.N.G Patos) në pikat e lëvrimit si më poshtë:  Poligoni i matjes pranë furrave për Dekantimin Kash; Poligoni i matjes pranë furrave për Dekantimin Visokë; Stacioni i gazit Ballsh për Dekantimin Konsumatorët Privat- Ballsh; Stacionin i gazit Fier, për Konsumatorët Privat-Fier” thuhet në kontratë.

Draftkontrata pritet që të diskutohet me palët e interesit dhe më pas të kalojë për miratim pranë Entit Rregullator të Energjisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.