Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,676 ▲0.3%
DOW 53,492 ▲0.14%
NASDAQ 26,146 ▲0.64%
NAFTA 82.26 ▼3.23%
ARI 4,698 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,186 ▼ -0.65% ETH $2,473 ▼ -1.08% XRP $1.4702 ▼ -3.1% SOL $98.0900 ▲ +0.75%
S&P 500 7,676 ▲0.3 % DOW 53,492 ▲0.14 % NASDAQ 26,146 ▲0.64 % NAFTA 82.26 ▼3.23 % ARI 4,698 ▲0 % S&P 500 7,676 ▲0.3 % DOW 53,492 ▲0.14 % NASDAQ 26,146 ▲0.64 % NAFTA 82.26 ▼3.23 % ARI 4,698 ▲0 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

Trump firmos urdhrin: Shtyhet afati, ja sa do paguhen amerikanët e prekur nga pandemia

Pesidenti Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë programin tashmë të skaduar të përfitimeve për papunësinë, pas dështimit të negociatave me Kongresin.

Në klubin e tij privat të golfit në Bedminster të Nju Xhersit, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv dhe tre memorandume që synojnë të ndihmojnë miliona amerikanë të cilët kanë humbur punën për shkak të pandemisë.

Urdhri i ri ekzekutiv parashikon pagesa deri në 400 dollarë në javë, nga 600 që ishte më parë.

Kongresi lejoi që programi i pagesave prej 600 dollarësh në javë të skadonte më 1 gusht dhe negociatat për zgjatjen e këtij afati kanë përfunduar në polemika partiake mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve.

Gati dy javë bisedime midis zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve të Kongresit përfunduan të premten pa marrëveshje. Palët janë ende larg njëra-tjetrës lidhur me hapat e ardhshëm për të trajtuar pandeminë që ka marrë shumë jetë njerëzish dhe i ka kushtuar rëndë ekonomisë amerikane.

Deri tani, më shumë se 160,000 amerikanë kanë humbur jetën nga virusi dhe dhjetëra milionë kanë mbetur pa punë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer kanë ofruar të ulin paketën e propozuar të ndihmës prej 3.4 trilion dollarësh, të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi në muajin maj, por që Senati nuk e përfilli. Demokratët kërkojnë si shkëmbim që republikanët të bien dakord për ta dyfishuar shumën prej 1 trilion dollarësh të propozuar prej tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.