🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 85.33 ▼1.99%
ARI 4,708 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,218 ▲ +1.45% ETH $2,487 ▲ +2.6% XRP $1.4901 ▼ -0.19% SOL $95.0300 ▲ +0.61%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.33 ▼1.99 % ARI 4,708 ▲0.58 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.33 ▼1.99 % ARI 4,708 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Bota

Trump shkon në kufi, inspekton “murin” me Meksikën

Presidenti Donald Trump mohoi të ketë ndryshuar mendimin për mbylljen e kufirit SHBA-Meksikë, një ditë pasi përsëriti kërcënimet ndaj Meksikës, nëse ajo nuk merr masa për të ndalur rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm dhe hyrjen e narkotikëve në SHBA.

“Unë kurrë nuk kam ndryshuar mendim”, u tha Trump gazetarëve, ndërsa u nis të vizitonte kufirin SHBA-Meksikë. Trump vizitoi vendkalimin kufitar “Patrol Calexico” mes SHBA dhe Meksikës, e mori pjesë në një tryezë për emigracionin dhe sigurinë kufitare.

Ai po ashtu vizitoi një pjesë të barrierës së ngritur kohët e fundit, që administrata e tij e ka cilësuar si një segment të përfunduar të murit në kufi, të premtuar prej tij.

“Kjo është vetëm një mbrojtëse prej betoni. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe përtej saj. Duket shumë mirë e shumë më efikas sesa gardhi që ekzistonte më parë. Ne mund ta ndërtojmë këtë shpejt dhe është më pak i kushtueshëm. Pra është më i mirë, më i shpejtë dhe më pak i kushtueshëm”, tha Trump.

Sipas medieve amerikane, administrata nuk ka përfunduar asnjë seksion të ri të një pjesë të murit kufitar. Ai në “Calexico”, i cili ishte planifikuar që në vitit 2009 dhe përfundoi vitin e kaluar, është thjesht një zëvendësim i një gardhi të vjetër, që po shkatërrohej dhe që ishte ndërtuar disa dekada më parë.

Gardhi 9 metra i lartë mban një pllakë metalike me emrin e Trumpit, ku shkruhet se është seksioni i parë i murit të propozuar prej tij. Trump kishte kërcënuar për gati dy javë se do ta mbyllte kufirin, duke argumentuar se Meksika nuk po bënte sa duhet për të ndaluar emigrantët ilegalë dhe drogat e paligjshme të hynin në SHBA.

Por, presidenti u tërhoq nga këto kërcënime, pasi këshilltarët e tij dhe disa senatorë republikanë i kërkuan që ta bënte këtë, duke paralajmëruar se ato mund të kenë pasoja ekonomike shkatërrimtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.