🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,476 ▼0.33%
DOW 51,745 ▲0.35%
NASDAQ 26,206 ▼1.17%
NAFTA 73.60 ▼2.97%
ARI 4,197 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,691 ▲ +0.8% ETH $1,742 ▲ +0.9% XRP $1.1395 ▼ -0.53% SOL $72.7500 ▼ -1.73%
S&P 500 7,476 ▼0.33 % DOW 51,745 ▲0.35 % NASDAQ 26,206 ▼1.17 % NAFTA 73.60 ▼2.97 % ARI 4,197 ▼1.15 % S&P 500 7,476 ▼0.33 % DOW 51,745 ▲0.35 % NASDAQ 26,206 ▼1.17 % NAFTA 73.60 ▼2.97 % ARI 4,197 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Bota

Trump: Tregu do të shkatërrohet nëse ndaj meje hapet impiçment

Presidenti amerikan Donald Trump tha se tregjet do të shkatërrohen dhe njerëzit do të jenë të varfër nëse ndaj tij hapet rruga impiçment.

Këto komente Trump i bëri në një program në kanalin amerikan Fox News, në të cilin ai foli në lidhje me pretendimet e fundit për një impiçment ndaj tij.

“Nuk e di se si mund të dërgoni në gjyqësor dikë që ka kryer një punë të shkëlqyer”, tha Trump, duke theksuar se ai si presidenti i SHBA-së ka bërë punë shumë të mirë, kryesisht në fushën e ekonomisë.

“Po ju them këtë: tregjet do të rrënohen dhe të gjithë do të bëhen të varfër nëse ndaj meje hapet rruga për gjykim në ndonjë mënyrë”, u shpreh Trump në vazhdim, duke iu referuar tregjeve amerikane.

Po ashtu, ai ka mbrojtur qëndrimin e tij se falë qeverisjes ekonomike të tij, kanë arritur një nivel shumë të mirë në bursë.

“Pa këtë, ju nuk mund të besoni se si numrat do të shkonin prapa”, shtoi Trump.

Pasi ish-avokati Michael Cohen u dorëzua në në Byrojnë Federale të Hetimit (FBI) në kuadër të një hetimi ndaj tij dhe deklarimi i tij se do të bashkëpunojë me gjykatën, ka bërë që Trump të shprehë akuza ndaj Cohen.

Fjalët e Cohen i cili ka pretenduar se Trump në periudhën e zgjedhjeve i ka paguar para për heshtjen dy grave me të cilat ka krijuar marrëdhënie në të kaluarën, kanë shkaktuar debate në opinion publik nëse Trump ka gënjyer apo jo në lidhje me këtë çështje. Cohen kishte pretenduar se pagesën e kishte kryer në kuadër të direktivave të Trumpit.

Disa ekspertë në median amerikane mbrojnë idenë e tyre se Trump mund të gjykohet për shkelje të rregullave zgjedhore dhe pjesëmarrje në disa shkelje të tjera. Ndërkaq, Trump pretendon se gjatë këtij procesi nuk ka kryer ndonjë gabim dhe se nuk ka kryer asnjë vepër që të hapë rrugën e gjykimit të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.