☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.80 ▲0.88%
ARI 4,408 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,410 ▲ +0.42% ETH $1,915 ▲ +1.23% XRP $1.0012 ▲ +0.96% SOL $77.0800 ▲ +2.23%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.80 ▲0.88 % ARI 4,408 ▼0.29 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.80 ▲0.88 % ARI 4,408 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Ekonomia

Turizmi përshpejtohet në maj, hyrjet e të huajve rriten me rreth 16%

Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj, duke reflektuar pritshmëritë e operatorëve për shtim të flukseve nga turet kulturore, vizitorët individualë dhe nisjen e turizmit të organizuar veror, kryesisht në strukturat akomoduese të Golemit.

Në maj, numri i të huajve u rrit me 15.86%, ndërsa për pesëmujorin rritja arriti në 8.2%.

“Gjatë muajit Maj 2026, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.880.161 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 12,2 %, krahasuar me Maj 2025. Gjithashtu, 1.802.626 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 8,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet në Shqipëri:  Shtetas shqiptarë: 736.566 (rritje me 6,9 %)  Shtetas të huaj: 1.143.595 (rritje me 15,9 %)

Daljet nga Shqipëria:  Shtetas shqiptarë: 735.795 (rritje me 3,6 %)  Shtetas të huaj: 1.066.831 (rritje me 12,9 %)

Rajonet e hyrjes së shtetasve të huaj:  Evropa Jugore kontribuon me 70 % dhe Evropa Perëndimore me 12 % të hyrjeve nga Evropa.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve, është për qëllime personale. Në Maj 2026, ky tregues ka shënuar një rritje me 16,4 %, krahasuar me Maj 2025.

Hyrjet e shtetasve të huaj, për qëllime biznesi dhe profesionale, kanë rënë me 5,6 %” thuhet në publikimin e INSTAT të Lëvizjes së Shtetasve.

Pritshmëritë e sektorit

Pritshmëritë për këtë vit mbeten optimiste, me sektorin që parashikon vijimin e një rritjeje të qëndrueshme në nivele të ngjashme me një vit më parë. Fillimi i vitit u kufizua nga një ecuri më e ngadaltë, e ndikuar nga kushtet e motit, ndërsa marsi shënoi rikthimin e rritjes në vlera dyshifrore.

Vera pritet të ketë një ecuri pozitive, referuar edhe kontratave me garanci, të cilat janë sinjali i parë i vlerësimit dhe kanë rezultuar në rritje. Një kontribut pozitiv pritet edhe nga zhvendosja e një pjese të kërkesës drejt Shqipërisë, pas konfliktit në Lindjen e Mesme, që ndikoi te vizitorët e momentit të fundit të cilët anuluan udhëtimet në destinacione pranë zonave të luftës.

Pavarësisht pritshmërive pozitive, turoperatorët vlerësojnë se sfidat kryesore të sektorit këtë vit do të mbeten infrastruktura, cilësia e shërbimit dhe një qasje më e matur e hotelerisë dhe bareve e restoranteve ndaj çmimeve.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka humbur një pjesë të avantazhit si destinacion i lirë, duke iu afruar niveleve të Greqisë, e cila së fundmi ka qenë më agresive me paketat turistike.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.