☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 04 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.73 ▼0.21%
ARI 4,612 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
₿ CRYPTO
BTC $79,010 ▲ +0.93% ETH $2,335 ▲ +1.23% XRP $1.3946 ▲ +0.72% SOL $84.3200 ▲ +0.61%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.73 ▼0.21 % ARI 4,612 ▼0.69 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.73 ▼0.21 % ARI 4,612 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
04 May 2026
Breaking
Ekonomia

Turizmi rrit me 26 % transportin e pasagjereve nga Rinasi për 8-mujorin 2017

Transporti nëpërmjet linjave ajrore ka një rritje dyshifrore në tetë mujorin 2017 për shkak të nxitjes që dha sektori i turizmit nëpërmjet fluturimeve çartër. Sipas INSTAT numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në tetëmujorin 2017 është 1.741.707, duke u rritur me 24,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i fluturimeve të kryera, në Gusht 2017, është 2.640, duke shënuar një rritje me 12,7 %, ndaj Gusht 2016.  Në muajin Gusht, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 328.317, duke u rritur 26,8 %, krahasuar me Gusht 2016.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Gusht 2017 është 421.256 persona, krahasuar me Gusht 2016, ky tregues është rritur 18,7 %. Në tetëmujorin e 2017, kanë udhëtuar me linjë detare 1.120.320 pasagjerë, duke u rritur me 19,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Gusht 2017 është 300 mijë ton. Krahasuar me Gusht 2016, ky tregues është ulur me 9,3 %.

Në tetëmujorin e 2017, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.619 mijë ton, duke u rritur me 6,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Porti i Durrësit zë 88,0 %, të të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2,1 mln ton-kilometër, duke u rritur 95,7 %, krahasuar me Gusht 2016.

Në tetëmujorin e 2017, ky volum është 16 mln ton- kilometër, duke u rritur me rreth 2.5 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Eksporti/Importi i mallrave sipas mënyrës së transportit Në Gusht 2017, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 68 mld lekë dhe 47,8 % e tyre u transportua me det. Eksportet e mallrave Në Gusht 2017, mallrat e eksportuara me det zënë 56,0 %, me rrugë 42,7 % dhe me ajër 0,8 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në Gusht 2017, janë rritur me 30,6 % dhe me det janë rritur 2,1 %, krahasuar me Gusht 2016

Gjatë tetëmujorit 2017, mallrat e eksportuara me det zënë 62,9 %, me rrugë 35,7 % dhe me ajër 0,5 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në tetëmujorin 2017, u rritën 26,5 % dhe me det u rritën 8,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Gusht 2017, mallrat e importuara me det zënë 44,8 %, me rrugë 45,4 % dhe me ajër 2,5 %. Mallrat e importuara me det, në Gusht 2017, janë ulur me 3,8 % dhe me ajër janë ulur me 50,1 %, krahasuar me Gusht 2016

Gjatë tetëmujorit 2017, mallrat e importuara me det zënë 49,6 %, me rrugë 44,2 % dhe me ajër 2,8 %. Mallrat e importuara me hekurudhë, në tetëmujorin 2017, janë rritur 63,6 % dhe me ajër janë ulur me 13,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mallrat kryesore të eksportuara sipas mënyrës së transportit Pesë grup-mallra, sipas Nomenklaturës së Transportit (NST 2007), kanë kontribuar me 76,5 %, në vlerën e mallrave të eksportuara në muajin Gusht 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.