☁️
Tiranë 11°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,765 ▼ -1.39% ETH $2,378 ▼ -1.21% XRP $1.2889 ▼ -2.92% SOL $102.2700 ▼ -2.18%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

“Turqia mbështet iniciativën Rusi-SHBA për ndalimin e konflikteve në Siri”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Turqia mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë iniciativën Rusi-SHBA për ndalimin e konflikteve në Siri. Sipas tij, janë shumë të rëndësishme qasja njerëzore dhe ofrimi pa ndërprerje i ndihmave humanitare.

Kryediplomati turk mori pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Mbështetës të Sirisë (ISSG) në New York të SHBA-së.

Pasi ka vënë në dukje se regjimi nuk duhet të pengojë këto iniciativa dhe se Turqia vazhdon të nxisë opozitën që të mbështesin procesin, Çavuşoğlu u shpreh se në rast se ky proces nuk do të funksionojë përgjegjësi i kësaj situate do të jetë regjimi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ata do të vënë në pikëpyetje zbatimin e këtyre iniciativave në një situatë kur sulmohet autokolona me ndihma e OKB-së.

Pasi ka theksuar se sa më parë duhet të përqendrohen në procesin për tranzicionin politik, Çavuşoğlu shprehu gjithashtu edhe shqetësimet për bombardimin e Halepit.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, teksa largohej nga hoteli pas takimit tha për gazetarët se “armëpushimi nuk ka përfunduar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.