☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.33 ▲1.43%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,038 ▲ +1.66% ETH $2,358 ▲ +1.94% XRP $1.3321 ▲ +2.49% SOL $102.1500 ▲ +2.06%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

U dogj nga zjarret e verës së kaluar, përfundon restaurimi i kishës së Profetit Ilia në Lekël

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi se përfunduan punimet restauruese në Kishën e Shën Profet Ilisë, Monument Kulture, Kategoria II, e dëmtuar nga zjarri në vitin 2025.

Në ditën e profetit Ilia, Gonxhja informoi se ndërhyrja e realizuar në përputhje me parimet e konservimit dhe restaurimit të monumenteve të kulturës, ka rikthyer integritetin arkitektonik të objektit dhe duke ruajtur vlerat e tij historike, kulturore e shpirtërore, si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë sonë kulturore.

Kisha e Profetit Ilia gjendet në fshatin Lekël të Tepelenës. Me herët ministri Gonxhja, ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve te cilat synonin rikthimin e këtij monumenti kulture në gjendjen e tij origjinale duke ruajtur vlerat historike e arkitektonike.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër realizoi punime konservuese, ku përfshihet rindërtimi i çatisë, konsolidimi i strukturës dhe restaurimi i elementëve karakteristikë të objektit.

Kisha e Profetit Ilias është shpallur monument kulture për shkak të rëndësisë historike dhe arkitekturore. Kjo kishë është një nga objektet që u dogj nga zjarret që përfshinë jugun e vendit vitin e kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.