🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 3,945 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -1.12% ETH $2,231 ▼ -0.85% XRP $1.2462 ▼ -0.07% SOL $90.4500 ▼ -1.55%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA sulmon një tanker me flamur panamez që po i afrohej Iranit

UASHINGTON, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane ka sulmuar një tanker me flamur panamez në Gjirin e Omanit, me qëllim që ta pengonte të vazhdonte drejt një porti iranian, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Sipas CENTCOM, një helikopter i marinës amerikane lëshoi dy raketa “Hellfire” ndaj anijes së mallrave M/V Vela Nova, pasi ekuipazhi civil nuk iu bind disa paralajmërimeve të përsëritura nga forcat amerikane.

Në momentin e raportimit nuk ishte e qartë nëse kishte persona të plagosur ose viktima.

Incidenti u raportua më herët edhe nga “UK Maritime Trade Operations”, e cila njoftoi për një përplasje në Gjirin e Omanit që përfshinte një anije dhe forca ushtarake, pa dhënë detaje të mëtejshme.

SHBA-ja riktheu në mesin e korrikut bllokadën detare ndaj porteve iraniane, në përpjekje për të ushtruar presion mbi Teheranin që të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe për të kufizuar të ardhurat e Iranit nga eksportet e naftës.

Forcat amerikane kanë qëlluar edhe më parë ndaj anijeve që tentonin të lundronin drejt porteve iraniane dhe kanë detyruar disa cisterna të ndryshojnë kurs. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.