☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump: SHBA-ja po zhvillon bisedime me Iranin, pavarësisht sulmeve

UASHINGTON, 24 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të mbajnë kontakte me Iranin, edhe pse gjatë natës forcat amerikane kryen sulme të reja ndaj vendit.

“Ndërsa po flasim, ne jemi në bisedime me ta”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Presidenti amerikan nuk sqaroi nëse kontaktet me Teheranin po zhvillohen drejtpërdrejt apo përmes ndërmjetësve.

Më vonë ai tha se në këto bisedime janë të përfshirë edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke shtuar se SHBA-ja po komunikon me persona të ndryshëm.

Ndërkohë, konflikti është përshkallëzuar sërish pas sulmeve të reja ajrore.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt.

Në mesin e qershorit, Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord për një marrëveshje kuadër, e cila synonte të hapte rrugën drejt përfundimit të luftës përmes negociatave më të thelluara.

Mes palëve ka qenë gjithashtu në fuqi një armëpushim që nga prilli, por Trump së fundmi deklaroi se ai kishte marrë fund pas shkeljeve të shumta.

Nga ana tjetër, Teherani njoftoi se nuk e konsideronte më veten të detyruar t’i përmbahej deklaratës paraprake të qëllimit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.