☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.83 ▲0.52%
ARI 4,550 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,836 ▲ +8.56% ETH $2,261 ▲ +17.95% XRP $1.1108 ▲ +10.69% SOL $85.8300 ▲ +11.4%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.83 ▲0.52 % ARI 4,550 ▲0.11 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.83 ▲0.52 % ARI 4,550 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

Ukrainë: Bie intensiteti i luftimeve

Ushtria e Ukrainës njoftoi për të dytën ditë me radhë një rënie të dukshme të sulmeve nga rebelët pro-rusë, por thotë se armëpushimi ende nuk është zbatuar në Ukrainën lindore.ukraine

         Rebelët ndërmorrën 19 sulme ndaj territorit të kontrolluar nga qeveria dhe objektivave të saj gjatë një periudhe 24 orëshe, sipas një deklerate në Facebook nga qendra e shtypit për ushtrinë e Kievit. Të martën, rebelët filluan tërheqjen e armatimeve të renda nga linjat e frontit, siç kërkohet nga një armëpushim i ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët që ishte caktuar të futej në efekt me 15 shkurt.

         Qeveria e Ukrainës ka thënë se nuk do të tërheqë armët e saj derisa të ndalen plotësisht sulmet e rebelëve. Kievi thotë se po respekton rregullat e armëpushimit, por rezervon të drejtën për tu kundërpërgjigjur.

         Ministrat e jashtëm të Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës u takuan të martën në Paris por nuk u pajtuan se kush e kishte fajin për shkeljen e armëpushimit.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi sot se Rusia do t’ja ndërpresë furnizimin me gaz Ukrainës, në se Moska nuk merr paraprakisht pagesën nga Kievi.

Duke folur para gazetarëve në rezidencën presidenciale Novo-Ogaraevo, në periferi të Moskës, pas takimit me presidentin e Qipros Nicos Anastasiades, zoti Putin këmbënguli se Ukraina kishte marrë parapagesë për të mbuluar vetëm 3-4 ditë dërgesa gazi dhe se pa parapagesa të tjera, kompania gjigande e gazit e kontrolluar nga shteti, Gazprom, do ta ndërpriste furnizimin me gaz të Ukrainës. “Natyrisht, që kjo mund të rrezikojë kalimin e gazit tek partnerët tanë evropianë”, – tha Presidenti rus, duke shtuar se shpresonte që nuk do të vinte puna deri aty.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.