☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.81 ▼3.18%
ARI 3,911 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,476 ▲ +0.83% ETH $2,303 ▲ +1.55% XRP $1.2557 ▲ +0.41% SOL $95.2300 ▼ -0.34%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.81 ▼3.18 % ARI 3,911 ▲0.3 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.81 ▼3.18 % ARI 3,911 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Kryeministrja Svyrydenko jep dorëheqjen

KIEV, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko dha sot zyrtarisht dorëheqjen, pasi Parlamenti ukrainas miratoi largimin e saj, si pjesë e një riformatimi qeveritar të iniciuar nga presidenti, Volodymyr Zelensky.

Parlamenti njoftoi se rezoluta për miratimin e dorëheqjes së Svyrydenkos u miratua. Riformatimi u bë publik të dielën nga Zelensky, i cili tha se ai është pjesë e një “strategjie të re politike”, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Presidenti ende nuk ka shpallur emrin e pasuesit të saj.

Pas votimit, Svyrydenko falënderoi qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar si nder shërbimin ndaj Ukrainës.

Në një mesazh në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi nga salla e parlamentit, ajo shkroi “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ishte një nder të punoja për Ukrainën”.

Në një deklaratë tjetër, ish-kryeministrja mbrojti bilancin e qeverisë së saj, duke theksuar menaxhimin e krizës energjetike gjatë dimrit të kaluar, pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike, si dhe përparimin në rritjen ekonomike.

Zelensky deklaroi të dielën se i është mirënjohës Svyrydenkos për punën e saj dhe bëri të ditur se i ka propozuar të drejtojë një fushë të re të rëndësishme të marrëdhënieve me një partner kyç të Ukrainës, pa zbuluar detaje.

Sipas mediave ukrainase, ndër kandidatët për të marrë drejtimin e qeverisë përmenden ish-kryeministri dhe ministri aktual i Energjisë, Denys Shmyhal, ministri i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov, kryetari i bashkisë së Kharkivit Ihor Terekhov dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore “Naftogaz”, Serhii Koretsky./  /Ad Ab./  a.jor,

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.