☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,452 ▲0.59%
DOW 52,091 ▲0.73%
NASDAQ 25,169 ▲0.13%
NAFTA 88.47 ▼4.04%
ARI 4,076 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,052 ▼ -1.15% ETH $1,860 ▼ -1.5% XRP $1.0905 ▼ -1.8% SOL $73.9900 ▼ -2.75%
S&P 500 7,452 ▲0.59 % DOW 52,091 ▲0.73 % NASDAQ 25,169 ▲0.13 % NAFTA 88.47 ▼4.04 % ARI 4,076 ▲0.64 % S&P 500 7,452 ▲0.59 % DOW 52,091 ▲0.73 % NASDAQ 25,169 ▲0.13 % NAFTA 88.47 ▼4.04 % ARI 4,076 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në disa qytete

KIEV, 24 korrik /ATSH-DPA/-  Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse me raketa dhe bomba ajrore në Ukrainë, njoftuan sot autoritetet ukrainase.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjashtë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga sulmet me raketa gjatë ditës, në zonën përreth Kievit.

“Ndërkohë, në qytetin Sloviansk, pranë vijës së frontit në rajonin lindor të Donetskut, të paktën pesë persona humbën jetën nga bombardimet me bomba ajrore me drejtim preciz”, shkroi Zelensky në Telegram.

Autoritetet shpallën alarmin për sulm me raketa në kryeqytet para mesditës.

Sipas agjencisë shtetërore ukrainase UNIAN, Rusia lëshoi të paktën 10 raketa balistike, si edhe raketa të drejtuara të tipit “Zircon”, drejt Kievit.

Në qytet u dëgjuan disa shpërthime, ndërsa kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se në terren u angazhuan edhe ekipet e ambulancës.

Zelensky bëri të ditur se zonat përreth kryeqytetit u goditën edhe më rëndë, ku ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës po punojnë mes ndërtesave të banimit të shkatërruara.

Rusia ka rritur ndjeshëm sulmet me raketa ndaj Kievit javët e fundit, duke shkaktuar vazhdimisht viktima në mesin e civilëve.

Sulme të rënda edhe në Sloviansk

Guvernatori i rajonit të Donetskut, Vadym Filashkin, tha se përveç pesë viktimave në Sloviansk, nëntë persona të tjerë u plagosën nga bombardimet.

Sipas tij, sulmet dëmtuan dhjetë ndërtesa banimi, një fabrikë dhe godinën e konsullit të nderit të Letonisë.

Ukraina akuzon Rusinë për ekzekutimin e një robi lufte

Ndërkohë, autoritetet ukrainase akuzuan forcat ruse për ekzekutimin e një tjetër ushtari ukrainas të zënë rob.

Sipas prokurorisë rajonale të Donetskut, ushtari ishte kapur nga trupat ruse në qytetin Jalta, në rajonin e Donetskut.

Pas marrjes në pyetje, ushtari rus dyshohet se e qëlloi për vdekje, me urdhër të një oficeri epror.

Prokuroria ukrainase ka nisur hetimet për këtë rast, duke e cilësuar atë si një krim lufte. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.