🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,050 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,935 ▲ +1.48% ETH $2,355 ▲ +2.02% XRP $1.3281 ▲ +2.59% SOL $101.9900 ▲ +2.15%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Ura e Zotos në Vithkuq, dëshmi e vyer e trashëgimisë kulturore

Në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të monumenteve të kulturës, specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një inspektim në Urën e Zotos, monument kulture i kategorisë së parë, që ndodhet në hyrje të fshatit Vithkuq, në qarkun e Korçës.

Gjatë inspektimit u evidentuan disa problematika të konservimit, si edhe faktorë natyrorë që ndikojnë në gjendjen e monumentit, duke theksuar nevojën për ndërhyrje mirëmbajtëse dhe konservuese. IKTK u shpreh se, mbetet e angazhuar në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e këtij monumenti, me synim ruajtjen e integritetit, autenticitetit dhe vlerave të tij historike e arkitekturore për brezat e ardhshëm.

E vendosur rreth 300 metra nga qendra e Vithkuqit, Ura e Zotos përbën një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonë. Ajo u shpall monument kulture në nëntor të vitit 1984 dhe i përket kategorisë “Arkitekturë”. E ndërtuar në shekullin XIX, ura është një shembull i mjeshtërisë tradicionale të ndërtimit me gur.

Monumenti ka një gjatësi prej 30 metrash dhe një gjerësi prej 3 metrash. Ai përbëhet nga një qemer kryesor me lartësi rreth 3 metra, ndërsa në brendësi ndodhet edhe një qemer më i vogël, me lartësi rreth 2 metra dhe gjatësi 1.4 metra. Profili i harkuar i urës arrin lartësinë maksimale prej 3.8 metrash mbi qemerin kryesor, duke i dhënë asaj një siluetë karakteristike dhe vlera të veçanta arkitekturore.

Përveç rëndësisë historike dhe ndërtimore, Ura e Zotos është një ndalesë me interes për vizitorët që zgjedhin të eksplorojnë Vithkuqin, një zonë e njohur për peizazhet natyrore, historinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore. Vizita në këtë monument ofron mundësinë për të njohur nga afër një pjesë të rëndësishme të identitetit kulturor të krahinës së Korçës dhe për të përjetuar harmoninë mes natyrës dhe arkitekturës tradicionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.