🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.21 ▼0.71%
ARI 4,575 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,758 ▲ +4.3% ETH $2,319 ▲ +1.27% XRP $1.2573 ▲ +11.89% SOL $87.5000 ▲ +0.95%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▼0.71 % ARI 4,575 ▲0.08 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▼0.71 % ARI 4,575 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Van Brempt: Askush në BE nuk i beson më Vuçiqit, narrativa e tij po shembet

Eurodeputetja belge Kathleen Van Brempt ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk konsiderohet më nga Bashkimi Evropian si garant i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar se besimi i Brukselit ndaj tij është zbehur ndjeshëm.

Në një intervistë për median malazeze “Vijesti”, Van Brempt komentoi incidentin e fundit në Aeroportin e Tivatit, ku një aeroplan çarter me 87 burra nga Serbia mbërriti në Mal të Zi dhe më pas u kthye menjëherë në Beograd.

Sipas saj, ngjarja është tregues i pozitës së vështirë në të cilën ndodhet Vuçiq dhe qeveria e tij.

“Nëse nuk do të kishin qenë ata 87 burra në aeroplan, do të kishte ndodhur diçka tjetër. Kjo tregon se sa e vështirë është situata për Vuçiçin dhe pushtetin e tij”, deklaroi ajo.

Van Brempt tha se presidenti serb është mësuar të ushtrojë ndikim të madh në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, duke pretenduar se ai ka përdorur këtë ndikim për të nxitur ndarje etnike, nacionalizëm dhe ndjenja anti-evropiane.

Ajo theksoi se në institucionet evropiane ka ekzistuar për vite me radhë bindja se Vuçiç nuk ishte modeli i demokracisë që dëshironte BE-ja, por se konsiderohej si faktor stabiliteti në rajon.

“Për një kohë të gjatë ekzistonte mendimi se ai nuk është demokrati që do të donim, por se është garant i stabilitetit dhe se alternativa do të ishte kaosi. Kjo ka marrë fund tani. Ai e ndjen dhe e di këtë”, u shpreh eurodeputetja.

Sipas saj, as presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk beson më në narrativën se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor varet nga Vuçiqi.

Van Brempt shtoi se anëtarësimi i ardhshëm i Malit të Zi në Bashkimin Evropian do të rrëzonte më tej pretendimet e Beogradit se BE-ja nuk është e interesuar për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar se perspektiva evropiane e rajonit mbetet prioritet i Brukselit./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.