☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.81 ▼3.18%
ARI 3,911 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,476 ▲ +0.83% ETH $2,303 ▲ +1.55% XRP $1.2557 ▲ +0.41% SOL $95.2300 ▼ -0.34%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.81 ▼3.18 % ARI 3,911 ▲0.3 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.81 ▼3.18 % ARI 3,911 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

VARSHAVË – Polonia intercepton një avion zbulues rus mbi Baltik

VARSHAVË, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Dy avionë luftarakë polakë interceptuan sot një avion zbulues rus, tip “Il-20” mbi ujërat ndërkombëtare të detit Baltik, njoftoi ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.

Sipas tij, kjo ishte përpjekja e parë pas një kohe të gjatë nga Rusia për t’iu afruar kufirit detar të Polonisë me qëllim testimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore të vendit.

Ministri deklaroi se incidenti është një tjetër dëshmi se Rusia po zhvillon një “luftë hibride” kundër Polonisë, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që prej nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Ai shtoi se Moska vazhdon të kryejë misione zbulimi dhe të shfaqë qëndrim armiqësor ndaj vendeve të Aleancës Atlantike.

Ngjarja ndodhi rreth 30 kilometra larg qytetit bregdetar Ustka, në veriperëndim të Polonisë. Pas ngritjes në ajër, dy avionët luftarakë polakë vendosën kontakt me avionin rus dhe i kërkuan të largohej nga zona.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, avioni zbulues rus ndryshoi kurs dhe u largua në drejtim të Rusisë, duke i dhënë fund incidentit pa përshkallëzim të mëtejshëm./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.