Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 April 2026
S&P 500 7,108 ▼0.26%
DOW 49,423 ▼0.05%
NASDAQ 24,380 ▼0.36%
NAFTA 87.74 ▲6.24%
ARI 4,832 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,176 ▲ +1.83% ETH $2,331 ▲ +1.53% XRP $1.4328 ▲ +1.22% SOL $86.1400 ▲ +1.18%
S&P 500 7,108 ▼0.26 % DOW 49,423 ▼0.05 % NASDAQ 24,380 ▼0.36 % NAFTA 87.74 ▲6.24 % ARI 4,832 ▼0.97 % S&P 500 7,108 ▼0.26 % DOW 49,423 ▼0.05 % NASDAQ 24,380 ▼0.36 % NAFTA 87.74 ▲6.24 % ARI 4,832 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
20 Apr 2026
Breaking
Bota

Vazhdon kërkimi për të dashurën e terroristit Coulibaly në Francë

Të shtunën, autoritetet franceze kanë vazhduar kërkimet për të dashurën e personit që sulmoi një supermarket të premten në Parisin lindor, ku mbetën të vrarë katër pengje para se të vritej edhe vet ai nga forca anti-terror.terroriste

Ndërhyrja policore në supermarket u ndërmor në të njëjtën kohë me një operacion tjetër policor në një depo në verilindje të Parisit, aksion i cili përfundoi me vrasjen e dy të dyshuarve për vrasjen e 12 personave në zyrat e një gazete satirike në Paris, duke i dhënë fund një dite të tensionuar dhe të tmerrshme që kishte kapluar vendin.

Zyrtarët e rendit dhe ligjit kanë kërkuar ndihmë nga popullata për gjetjen e Hayat Boumeddiene, 26-vjeçe, të dashurën e Amedy Coulibaly, që kishte kapur peng disa persona në supermarketin Hyper Cacher, afër Porte de Vincennes në Parisin lindor, raporton Koha.net.

Coulibaly besohet të ketë qenë pjesë e të njëjtit rrjet terrorist me Saïd dhe Chérif Kouachin, 34 dhe 32-vjeç, dy vëllezërit që besohet se kanë vrarë 12 persona të mërkurën në gazetën “Charlie Hebdo”.

Roli i Boumeddiene në sulmet, nëse ka pasur ndonjë rol, mbetet i paqartë, edhe pse prokurorët thanë se ajo dhe Coulibaly kan pasur lidhje të forta me Chérif Kouachi.

E përditshmja franceze, “Le Monde”, raportoi se Boumeddiene po kërkohet në lidhje me vrasjen e një policeje në Montrouge të enjten, në jugperëndim të Parisit, vrasje e cila i është atribuuar Coulibalyt.

Policia fillimisht kishte dyshuar se Boumeddiene e kishte ndihmuar Coulibalyn kur ai mori peng supermarketin, të cilin e kishte lidhur me eksplozivë.

Kishte spekulime se ajo mund të ketë ikur kur forcat anti-terror kishin ndërhyrë në supermarket kur u liruan pengjet e mbetura të Coulibalyt, por ajo nuk u gjet në mesin e viktimave të vrara apo të plagosura gjatë sulmit, duke ngritur kështu mundësinë se ajo nuk ka qenë asnjëherë në vend të ngjarjes.

Coulibaly, një francez 32 vjeç me prejardhje afrikane, ka qenë mik me vëllanë e vogël Kouachi, Chérif, ndërsa ka punuar kohë-pas-kohe në një piceri. Zyra e Prokurorisë në Paris ka thënë të premten se ka pasur kontakte “konstante” mes Boumeddiene dhe të dashurës së Chérif Kouachit.

Policia thotë se Coulibaly dhe Kouachi ishin ndjekës të Djamel Beghal, një kampion franko-algjerian i xhihadist i cili ishte arrestuar më 2001 për planifikim të sulmeve në ambasadën amerikane në Paris.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.