☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $63,820 ▲ +1.12% ETH $1,675 ▲ +0.78% XRP $1.1413 ▲ +0.63% SOL $67.3300 ▲ +1.46%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Veliaj për investimet në Tiranë: Zona e Bulevardit të ri, me zhvillim të jashtëzakonshëm

Pas fitores së thellë në kryeqytet, kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaron se Tiranën e presin shumë punë të mira.

Në një intervistë për Top News, Veliaj deklaroi se qyteti do të ketë një zhvillim të jashtëzakonshëm, veçanërisht në zonën e Bulevardit të Ri.

“Unë besoj që siç në dy mandatet e parë kemi transformuar rrënjësisht këtë qytet, në këtë mandat të tretë ne mund të bëjmë akoma më shumë, sidomos tani që kanë kaluar një pjesë e madhe e krizave, siç ishte pandemia, tërmeti. Një pjesë e burimeve të qytetit shkonte për menaxhim të krizave. Tani jemi pak më të çliruar nga këto realitete. Mund të fokusohemi pak më shumë në zhvillimin qytetit, sidomos në zonën e bulevardit të ri ku do të jetë Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, do ketë disa nga institucionet kyç të vendit. Do jetë Bashkia e re, do të jetë Muzeu i Artit Modern Qendra e Re e Panaireve dhe Konventave. Besoj që shumë punë na presin”, tha ai.

Veliaj listoi dhe një sërë projektesh të rëndësishme që do të sjellin një përmirësim të jetesës në kryeqytet.

“Na pret Kopshti Botanik, na pret terminali perëndimor, që sapo ka filluar punimet. Në terminalin lindor do të fillojë tani transferimi i mjeteve për t u siguruar që në Lundër mbaron gjithë trafiku që vjen me transport interurban nga juglindja. Jemi duke punuar në të 7 lotet e Unazës, një projekt që ne kemi me qeverinë, bashkia bën ndërhyrjet kapilare, qeveria bën ndërhyrjen kryesore në të 7 lotet, kështu që kemi shumë, shumë shumë punë për të bërë”, nënvizoi Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.