🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.43 ▼0.03%
ARI 3,955 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,841 ▼ -1.77% ETH $2,254 ▼ -0.78% XRP $1.2497 ▼ -0.14% SOL $91.9700 ▼ -2.4%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.43 ▼0.03 % ARI 3,955 ▼0.36 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.43 ▼0.03 % ARI 3,955 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat që rëndojnë ndaj bizne

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar zbardh masën e vendosur të sigurisë, teksa la në fuqi “arrest në burg” për biznesmenin e arrestuar dy ditë më parë, Ergys Agasi.

Bëhet fjalë për të paktën 6 akuza, kryesisht në bashkëpunim të ngritura nga SPAK prej vitit 2025, që lidhen me doejen e tenderave të AKSHI-t.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për marrjen në pyetje të Agasit, ndaj të cilit ishte caktuar më herët masa e sigurimit.

Në vendimin nr. 62, datë 28.08.2026, GJKKO ka vendosur vazhdimin e zbatimit të masës “arrest në burg”, të caktuar fillimisht me vendimin nr. 125, datë 15.12.2025.

Njoftimi i GJKKO për vendimin:

“1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 27.08.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit nën hetim Ergys Agasi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin nr. 62, datë 28.08.2026, vendosi:
  2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ergys Agasi (me gjeneralitetet sipas pjesës hyrëse të vendimit), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b, 258, 28/4, 287 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 259, pg 2 në lidhje me nenin 50, shkronja h) të Kodit Penal (sipas Urdhrit të Prokurorisë së Posaçme për ndryshimin/saktësimin e cilësimit juridik dhe pasqyrimin e të dhënave në regjistër, datë 16.04.2026).
  3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Tiranë, më datë 28.08.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.