🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,079 ▼ -1.27% ETH $1,867 ▼ -0.95% XRP $1.0630 ▼ -0.84% SOL $72.8700 ▼ -0.9%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Bota

Vendosja e akullit në pjesën e pasme të qafës mund të ndihmojë në qetësimin e ankthit

– Një këshillë që është bërë virale në rrjetet sociale, pretendon se vendosja e një kubi akulli në pjesën e pasme të qafës, mund të qetësojë ankthin brenda pak minutash, sipas “Science Direct”.

Ekspertët thonë se ekspozimi i shkurtër ndaj të ftohtit, mund të ndihmojë përkohësisht disa persona të ndihen më të qetë.

Shpjegimi lidhet me nervin vagus, një nga nervat kryesorë të sistemit nervor parasimpatik, i cili ndihmon organizmin të kalojë në një gjendje qetësie.

Stimulimi i zonës së qafës me akull të ftohtë, mund të ndikojë përkohësisht në uljen e ritmit të zemrës dhe në zbutjen e reagimit të stresit, megjithëse efektet ndryshojnë nga një person te tjetri.

A ndihmon vërtet një kub akulli në qafë kundër ankthit? Ja çfarë thotë shkenca:

Një nga studimet më të cituara mbi këtë fenomen u botua në vitin 2023 në revistën shkencore “Journal of Clinical Medicine”.

Ai u krye nga studiues të Spitalit Universitar të Trajnimit dhe Kërkimit në Samsun dhe Universitetit Medeniyet të Stambollit, në Turqi.

Gjatë studimit, aplikimi i të ftohtit në zonën anësore të qafës, uli ritmin e zemrës dhe intensitetin e dhimbjes gjatë vendosjes së një kanjule intravenoze, duke sugjeruar se ftohja mund të aktivizojë nervin vagus.

Megjithatë, studimi nuk ishte projektuar për të testuar trajtimin e ankthit.

Nga ana tjetër, kërkimet mbi stimulimin e nervit vagus, përmes pajisjeve elektrike joinvazive kanë treguar rezultate premtuese në reduktimin e simptomave të ankthit, por këto metoda janë të ndryshme nga vendosja e akullit në qafë dhe kërkojnë më shumë prova shkencore.

Specialistët theksojnë se vendosja e akullit në qafë, mund të përdoret vetëm si një teknikë e shpejtë, që ndihmon për të larguar vëmendjen nga mendimet ankthioze dhe për të rikthyer përqendrimin te ndjesitë fizike.

Ajo nuk konsiderohet trajtim i mirëfilltë për çrregullimet e ankthit dhe nuk zëvendëson psikoterapinë apo trajtimin mjekësor kur simptomat janë të vazhdueshme.

Ekspertët rekomandojnë që kjo teknikë të shoqërohet me metoda të tjera të provuara, si frymëmarrja e thellë, ushtrimet e ndërgjegjësimit dhe këshillimi psikologjik, nëse ankthi vazhdon ose ndikon në jetën e përditshme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.