Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 28 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
₿ CRYPTO
BTC $60,303 ▼ -0.2% ETH $1,581 ▼ -0.09% XRP $1.0521 ▼ -0.53% SOL $71.7700 ▼ -0.03%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
28 Jun 2026
Breaking
Politika

VIDEO/ “Berisha ndryshoi qëndrim për të ruajtur oborret dhe sinorët e tij”, ish-nënkryetari i PD: Opozita, vikt

“Kjo protestë ndryshon nga ajo e militantëve partiakë dhe është protest e ndershme e shtyresës së mesme, një lëvizje autentike qytetare, e cila rrezikohet të kapet nga grupime të vogla radikale brenda saj”, thotë Fatbardh Kadilli, ish anëtar i forumeve të larta drejtuese në PD.

Në një intervistë për Tema, Kadilli u shpreh se rreth 95 për qind e protestës përfaqëson shtresën e mesme dhe është një reagim i sinqertë ndaj situatës në vend.

“Ky është dallimi me protestat e militantëve. Kjo është protesta e ndershme e shtresës së mesme. Rreth 95 për qind e saj është genuine, e pastër dhe pluraliste. Ka edhe një pjesë që përbëhet nga një grup neo-radikal i majtë dhe një grup me një background islamik. Historia na mëson se pikërisht këto pakica mund të kapin energjinë e një proteste dhe ta përdorin në favorin e tyre.”

Ai sjell si shembull, zhvillimet historike të Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. “Komunistët ishin një pakicë, por kapën momentin dhe morën pushtetin, duke i shkaktuar Shqipërisë atë që më pas u kthye në një diktaturë shumëvjeçare.”

Kadilli e krahason Ramën me Berishën e vitit 1997 sa I përket komunikimit politik dhe reagimit ndaj protestës. “Komunikimi i kryeministrit ka dështuar, njësoj si komunikimi i Sali Berishës në vitin 1997”, u shpreh ai. Sipas Kadillit, në protestë ka pasur shumë demokratë që kanë artikuluar një qëndrim kritik jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

“Në shesh kishte shumë demokratë që thërrisnin ‘Rama në burg’, por edhe ‘Berisha në burg’. Kjo tregon se një pjesë e qytetarëve nuk kërkojnë thjesht rotacion, por përgjegjësi politike.”

Duke komentuar qëndrimin e Berishës ndaj protestës, Kadilli analizon sjelljen kundërshtuese të Berishës ditët e para të protestës dhe thekson se ai ndryshoi pozicion për të mbrojtur interesat e tij politike. “Berisha ndryshoi qëndrim për të ruajtur oborret dhe sinorët e tij”.

Në analizën e tij për krizën e opozitës, Kadilli solli si shembull transformimet që ka kaluar Partia Socialiste ndër vite. “Partia Socialiste ka bërë dy ndryshime radikale: në vitin 1991, kur zëvendësoi të gjithë udhëheqjen, dhe në vitin 2005, kur përsëri rinovoi drejtimin. Partia Demokratike nuk po arrin ta bëjë këtë.” Sipas tij, arsyeja kryesore pse Sali Berisha nuk largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike lidhet me ruajtjen e kontrollit politik. Nuk e sheh të mundur një dorëheqje të Berishës pëer ti hapur rrugë ndryshimit në PD si mundësi për tu shfaqur alternativë qeverisëse. Kadilli beson se opozita është viktima e parë e kësaj proteste sepse sipas tij është normale që qytetarët të kundërshtojnë dhe të bëjne thirrje klundër qeverisë, por rrallë ndodh që protesta ti drejtohet një opozite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.