☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 77.20 ▼0.12%
ARI 4,378 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,829 ▲ +0.28% ETH $1,913 ▲ +0.41% XRP $1.0359 ▼ -0.8% SOL $73.6600 ▲ +0.57%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.20 ▼0.12 % ARI 4,378 ▲1.82 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.20 ▼0.12 % ARI 4,378 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kronika

VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5

Tajlanda është tronditur nga një sulm vdekjeprurës në një shkollë në periferi të Bangkokut, ku një nxënës 14-vjeçar vrau pesë mësues pasi autoritetet thanë se ai më parë kishte vrarë gjyshërit e tij në shtëpinë e tyre dhe më tej qëlloi veten për vdekje.

Sulmi ndodhi pak pas orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale të premten në shkollën Debsirin Nonthaburi, e cila ndodhet në një zonë të madhe urbane, banesore dhe tregtare në veri të Bangkokut.

Sipas informacioneve të deritanishme, të cituara nga BBC, autori duket se ka synuar kryesisht mësuesit, ndërsa midis viktimave nuk kishte nxënës, ndryshe nga informacionet fillestare. Sulmi zgjati rreth një orë, përpara se 14-vjeçari të kthente armën nga vetja, siç dëshmohet nga provat në dispozicion.

Ai u dërgua në spital i plagosur, por ndërroi jetë gjatë rrugës.

Të paktën 15 persona janë dërguar në spital me lëndime, dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Autori është një nxënës. Hetimi i autoriteteve zbuloi se 14-vjeçari jetonte me gjyshërit e tij, të cilët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

Autoritetet besojnë se nxënësi i vrau ata para se të shkonte në shkollë dhe të hapte zjarr ndaj mësuesve.

Pistoleta 9 mm që ai përdori i përkiste gjyshit të tij, sipas policisë. Sipas të njëjtit informacion, të paktën 34 fishekë të tjerë u gjetën në posedim të 14-vjeçarit.

Motivi pas sulmit mbetet i panjohur për momentin dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet e tyre për të përcaktuar se çfarë e shtyu studentin të kryente masakrën.

“Ai ishte një djalë i mirë dhe një student i mirë”

Zëvendësministri i Brendshëm i Tajlandës, Polapi Suansawi, publikoi më shumë informacion rreth 14-vjeçarit, duke thënë se sipas provave të mbledhura nga policia në shtëpinë e tij, ai ishte një lojtar i apasionuar pas lojërave.

Megjithatë, një mësues shkolle dha një pamje tjetër të nxënësit, duke e përshkruar atë si “një fëmijë të mirë me performancë të mirë akademike”. Por motivet  e krimit mbeten ende të panjohura.

Ishte të shtënat e dyta në një shkollë në Tajlandë në vitin 2026. Në shkurt, një drejtor shkolle dhe një nxënës u qëlluan për vdekje nga një person i armatosur 18- vjeçar gjatë një situate pengmarrjeje që zgjati disa orë në një shkollë në Tajlandën jugore.

Vendi është ende duke u rikuperuar nga një nga vrasjet masive më të këqija në historinë e tij. Në tetor 2022, një burrë 34-vjeçar në provincën Nong Bua Lam vrau 37 persona, shumica prej tyre fëmijë parashkollorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.