☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.45 ▲2.4%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,130 ▼ -3.53% ETH $2,208 ▼ -4.13% XRP $1.2166 ▼ -6.11% SOL $94.6700 ▼ -4.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Boterori

VIDEO/ Filmoi veten duke udhëtuar me 307 km/h, e pëson futbollisti në Angli, përfundon në qeli! (FOTO)

Një futbollist gjysmëprofesionist në Angli është dënuar me katër vite burg, pasi filmoi veten duke drejtuar makinën me shpejtësi që kalonte 307 km/orë.

Bëhet fjalë për Conor Charlton, 32 vjeç, lojtar i Nostell Miners Welfare FC në Ligën Lindore të Qarqeve Veriore.

Ai u filmua duke shkelur rëndë rregullat e qarkullimit në tetë raste të ndryshme brenda një periudhe 12-mujore. Në një prej videove, Charlton për pak sa nuk u përplas me një furgon të bardhë teksa kalonte me shpejtësi në një rrethrrotullim.

Në një tjetër, ai shfaqet duke e çuar automjetin në 307 km/orë.

Por hetimi zbuloi edhe akuza të tjera. Sipas BBC, 32-vjeçari dyshohet se ishte përfshirë në një skemë mashtrimi, ku persona merrnin përsipër përgjegjësinë për shkeljet e drejtuesve të tjerë në këmbim të parave.

Në total, Charlton u përball me 10 akuza për drejtim të rrezikshëm dhe katër akuza për pengim të drejtësisë, të lidhura me ngjarje të viteve 2022 dhe 2023. Futbollisti, baba i dy fëmijëve, u deklarua fajtor për të gjitha akuzat. Gjykata e Kurorës e dënoi me katër vite burg, ndërsa iu hoq leja e drejtimit për katër vite e shtatë muaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.