☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.84%
ARI 4,033 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.66% ETH $2,278 ▼ -3.68% XRP $1.2616 ▼ -5.37% SOL $97.6600 ▼ -4.95%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

Është mbajtur sot për herë të parë Kuvendi Kombëtar Qytetar, ku morën pjesë një numër protestuesish dhe përfaqësuesish.

Mbledhja nuk ka kaluar pa debate, pasi disa prej të pranishmëve kanë kundërshtuar mënyrën e organizimit, duke pretenduar se nuk po përfaqësohen të gjithë protestuesit, por vetëm një grup i kufizuar personash.

Një moment tensioni është regjistruar edhe me ish-deputetin e PD, Selami Jenisheri.

Nga pamjet e siguruara, Jenisheri hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, në zonën ku ishin vendosur organizatorët e aktivitetit.

Prania e tij në këtë pjesë të sallës solli reagimin e organizatorëve, të cilët kërkuan ndërhyrjen e rojeve të sigurisë. Më pas, ish-deputeti u shoqërua jashtë sallës nga efektivët e sigurisë.

Megjithatë, situata u qetësua brenda pak minutash dhe Jenisheri u rikthye në sallë, duke pranuar të ulej në pjesën e pasme, ku vijoi të ndiqte punimet e Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Ndërkohë, i gjithë “operacioni” i dëbimit u krye nga ‘Kapelet e Zeza” të protestës.

Ndiqni pamjet:

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.