☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.82 ▲0.8%
ARI 4,029 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,019 ▼ -2.87% ETH $2,277 ▼ -3.61% XRP $1.2514 ▼ -5.75% SOL $97.3900 ▼ -5.04%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

VIDEO / Rama ndan pamje piktoreske nga Pogradeci, pushues të shumtë mbushin brigjet e liqenit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Pogradecit, ku sfondi piktoresk i qytetit buzë liqenit shfaqet i mbushur me pushues të shumtë që kanë zgjedhur këtë destinacion për fundjavën e tyre verore.

Pamjet e publikuara tregojnë atmosferën gjallëruese të qytetit turistik, ndërsa Rama ka shoqëruar videon me një urim për qytetarët, “Me këtë kartolinë verore nga Pogradeci, ju uroj një të diel të paqtë.”

Pogradeci është një atraksion i përhershëm turistik, i njohur për hijeshinë e liqenit, natyrën e pasur, kulturën, historinë dhe kulinarinë e veçantë.

Në çdo stinë të vitit, qyteti tërheq vizitorë vendas e të huaj, ndërsa gjatë verës numri i pushuesve rritet ndjeshëm, duke e kthyer Pogradecin në një nga destinacionet më të frekuentuara të Shqipërisë.

Në vitet e fundit, qeveria ka realizuar një sërë investimesh që kanë rivitalizuar qytetin dhe i kanë dhënë një dimension të ri turizmit.

Rruga Lin-Pogradec dhe tuneli panoramik ofrojnë pamje mbresëlënëse për vizitorët, ndërsa pastrimi i plazheve më të njohura ka përmirësuar cilësinë e shërbimeve turistike.

Vijimi i unazës së qytetit dhe ndërhyrjet në rrjetin energjetik kanë sjellë lehtësira të dukshme për banorët dhe vizitorët, ndërkohë që rruga Pogradec-Tushemisht është cilësuar si një nga më të bukurat në rajon, duke u kthyer në një atraksion më vete.

Këto projekte bashkëkohore kanë ndikuar ndjeshëm në jetën ekonomike e sociale të qytetit, duke e bërë Pogradecin një destinacion tërheqës për turizmin kulturor dhe natyror.

Me pushues të shumtë që zgjedhin këtë qytet çdo verë, Pogradeci po konsolidohet si një nga qendrat më të rëndësishme turistike të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.