VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa
Një vatër zjarri është përhapur pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar nga flakët edhe dy banesa pranë zonës.
Situata ka kërkuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës, i cili ka mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët.
Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin e zjarrit dhe pengimin e përhapjes së tij drejt zonës së banuar.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, vatra është neutralizuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.
Ky është një tjetër rast i regjistruar në kushtet e temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar për zjarre. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të njoftojnë menjëherë shërbimin zjarrfikës në numrin 128, në rast konstatimi të një vatre.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.