☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 90.43 ▲0.01%
ARI 4,178 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,464 ▼ -0.14% ETH $2,682 ▲ +0.29% XRP $1.4859 ▼ -0.31% SOL $117.9200 ▼ -0.91%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.43 ▲0.01 % ARI 4,178 ▼0.22 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.43 ▲0.01 % ARI 4,178 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
01 Tet 2026
Breaking
Arte

Vikena Kamenica sjell premierën e “Misa a Buenos Aires” në skenën shqiptare

“Misa a Buenos Aires”, ku tingujt e muzikës së kompozitorit Martín Palmeri u shkrinë me ritmet e tangos dhe emocionet e një interpretimi të jashtëzakonshëm. Një produksion, nën firmën regjisoriale dhe interpretimin e mezzo-sopranos Vikena Kamenica, që shënoi premierën absolute këto mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

TKOB shprehet se nën zërin e ndjerë të Vikena Kamenicës, energjinë e trupës së baletit me koreografinë e Enada Hoxha, tingujt e Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nën dirigjimin e Sergio Alapont dhe emocionin e korit të Filarmonisë së Kosovës nën drejtimin e Hajrullah Syla, kjo mbrëmje u kthye në një përvojë që do të mbetet gjatë në kujtesë.

“Mes duartrokitjeve të gjata dhe një salle të mbushur me artdashës, arti foli në gjuhën më të bukur, atë të shpirtit”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Mezzo-sopranoja Vikena Kamenica që këtë herë erdhi dhe si regjisore me këtë produksion është një nga artistet e vlerësuara në aktivitetin e saj artistik jo vetëm në skenë tonë, por dhe jashtë.

Ajo është e njohur për performancat e saj, ku këtë herë vjen me “Misa a Buenos Aires”, me rolin kryesor për të përcjellë të tjera emocione te publiku. Ndërsa Martín Palmeri është një kompozitor, pianist dhe dirigjent argjentinas. Ai ka shkruar shumë vepra, ku më e njohura është “Misa a Buenos Aires” që për dy mbrëmje me radhë erdhi për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.