Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $64,374 ▲ +0.55% ETH $1,882 ▲ +1.39% XRP $1.0985 ▲ +0.92% SOL $74.9000 ▲ +1.41%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
26 Jul 2026
Breaking
Bota

Viktor Orban: “Kohli qëndron mbi ne, politikanët aktualë”

Viktor Orban viziton Helmut Kohlin. Për të dy – shenjë e miqësisë së tyre. Kritikët shohin në këtë takim një ofezë ndaj kancelares Angela Merkel. Dy politikanët konservatorë dolën me një deklaratë të përbashkët shtypi.

Pas 80 minutave në shtëpinë njëkatëshe në Oggersheim të ish-kancelarit Helmut Kohl, kryeministri i Hungarisë doli me hapa të shpejtë para gazetarëve – sikur kishte për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm. Por ajo që shqiptoi pastaj në mikrofona kryeministri që ngjall debate i Hungarisë, qe ajo që njerëzit e kishin pritur më pak.

Asnjë fjalë për politikën e refugjatëve të qeverisë federale gjermane nën Kancelaren Angela Merkel, asnjë fjalim në mbrojtje të izolimit kundër migrantëve. Para gazetarëve Orbani u shpreh vetëm për miqësinë gjermano-hungareze dhe për meritat politike të Kohlit, i cili është “një vlerë e madhe për të gjithë Evropën” dhe që qëndron “mbi ne, politikanët aktualë”. Ai nuk duhet tërhequr në debate politike – edhe përballë gjendjes jo të mirë të shëndetit, u lut Orban, hipi në një autobus të vogël të zi dhe u zhduk.

Për se folën në të vërtetë

Përmbajtjen e vërtetë të takimit të tyre, dy politikanët konservatorë e publikuan më vonë një deklaratë të përbashkët për shtypin. Në të ata theksojnë se në politikën e refugjatëve, ata nuk ndodhen në kundërshtim me politikën e Kancelares Angela Merkel, por janë krejtësisht të një mendimi me të përsa i përket synimit të saj. “Përpjekjet e Kancelares tregojnë në të njëjtin drejtim”, thuhet në shkresë.

18.9.2000: Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i dorëzon Helmut Kohlit në Parlamentin e Budapestit Medaljen e Artë të Hungarisë.18.9.2000: Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i dorëzon Helmut Kohlit në Parlamentin e Budapestit Medaljen e Artë të Hungarisë.

Ajo që diskutohet nuk është nëse Evropa dhe shtetet e saj anëtare do të japin ndihmë, por për atë se ç’pamje mund të kishte një politikë e efektshme humanitare. Kohl dhe Orban deklaruan se bëhet fjalë që “në aspekte humanitare në një çështje ekzistenciale për miliona njerëz të gjendet rruga e mirë.”

Viktor Orbani është gjithnjë e më i izoluar, për shkak të politikës së ashpër ndaj refugjatëve të vendit të tij. Hungaria ishte vendi i parë evropian që u izolua me gardhe dhe me ligje restriktive azili kundër refugjatëve. Në kuadrin evropian, Orbani konsiderohet kritik i ashpër dhe kundërshtar i Kancelares Merkel. Kështu Hungaria e refuzon kategorikisht pranimin e refugjatëve sipas një sistemi kuotash të BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.