⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.85 ▼0.67%
ARI 4,194 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,413 ▲ +1.01% ETH $2,456 ▲ +3.16% XRP $1.3417 ▲ +1.78% SOL $106.5100 ▲ +2.75%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.85 ▼0.67 % ARI 4,194 ▲0.57 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.85 ▼0.67 % ARI 4,194 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vizita e Costës në Kosovë, AGK i kërkon diskutim për lirinë e medias në takimin me Kurtin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), që përfaqëson mbi 700 gazetarë në vend, i është drejtuar publikisht Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, me rastin e vizitës së tij në Kosovë, duke kërkuar që në takimet me institucionet vendore të trajtohet çështja e lirisë së medias.

Në kërkesën e saj publike, AGK kërkon që Costa, në takimin me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, të ngrisë çështjen e respektimit të lirisë së medias dhe të shprehjes nga ana e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.

Në deklaratën e AGK-së thuhet se “Kosova ka shënuar një rënie dramatike të lirisë së medias në vitet e fundit, e dokumentuar nga raporte ndërkombëtare, duke përfshirë edhe vizitën në mars të Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës”.

Më tej, në reagim theksohet se “Qeveria e zotit Kurti dhe partia e tij politike, Vetëvendosje, janë angazhuar në fushata të vazhdueshme denigrimi kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave për shkak të punës së tyre”.

AGK gjithashtu shpreh shqetësim për institucionet e pavarura të medias, duke theksuar se “institucione që do të duhej të ishin të pavarura, si Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Radio Televizioni i Kosovës, janë vënë nën ndikim të drejtpërdrejtë politik nga Qeveria, nëpërmjet emërimit të bordeve në procese të komprometuara”.

Në fund të kërkesës, AGK shpreson që Presidenti Costa do t’i rikujtojë kryeministrit Kurti se “respektimi i lirisë së medias është kyç në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të cilin e aspiron shumica dërrmuese e popullit të Kosovës”.

“Gazetarët dhe mediat në Kosovë vazhdojnë të bëjnë një punë jetike në ofrimin e informacionit në interes të publikut, duke luajtur rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e një vlere themelore të demokracisë evropiane”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.