🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.25 ▲0.7%
ARI 4,157 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,532 ▼ -1.17% ETH $2,691 ▲ +0.05% XRP $1.4991 ▼ -1.17% SOL $118.8400 ▼ -2.53%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.25 ▲0.7 % ARI 4,157 ▼0.28 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.25 ▲0.7 % ARI 4,157 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
29 Sht 2026
Breaking
Kosova

Vizita e Whitaker në Kosovë, reagon SHBA: Po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë!

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova po vazhdojnë të avancojnë “interesat e përbashkëta të sigurisë” dhe të “forcojnë stabilitetin rajonal”.

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova po vazhdojnë të avancojnë “interesat e përbashkëta të sigurisë” dhe të “forcojnë stabilitetin rajonal”.

Kështu tha Ambasada amerikane në Prishtinë në një postim në rrjetet sociale lidhur me përmbylljen e vizitës në Kosovë të ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker.

“Vizita e tij vuri në pah kontributet në rritje të Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për të adresuar sfidat globale dhe rëndësinë e bashkëpunimit tonë përmes KFOR-it dhe përmes Programit për Partneritet të Gardës Kombëtare me Ajovën. Së bashku, SHBA-ja dhe Kosova vazhdojnë të avancojnë interesat e përbashkëta të sigurisë dhe forcimit të stabilitetit rajonal”, tha Ambasada amerikane.

Një ditë më parë, Whitaker zhvilloi takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.

Ndërkaq në qendër të takimeve, sipas njoftimeve të lëshuara nga zyra e Kurtit, Haxhiut dhe KFOR-it, ishte siguria në Kosovë dhe rajon.

Kosova i është bashkuar Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën dhe pritet të dërgojë trupa në territorin palestinez. Kjo forcë është një mekanizëm i krijuar si pjesë e nismës së Bordit të Paqes, i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë.

Kosova është në mesin e pesë shteteve të para, së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar për angazhim në këtë mision, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Po ashtu, vendi e konsideron si qenësore aleancën me SHBA-në, shtet që ka kontribuar në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Kosova, që është në proces të transformimit të Forcës së Sigurisë në ushtri, gjithashtu po pajisjet me armë amerikane, teksa është mikpritës i bazës më të madhe amerikane në Ballkan, Bondsteel.

Përveç mbështetjes që SHBA ka dhënë për shndërrimin e FSK-së në ushtri, Uashingtoni kontribuon në trajnimin dhe edukimin e ushtarëve të Kosovës. FSK-ja merr pjesë në trajnime të ndryshme me ushtrinë amerikane dhe ka partneritet të ngushtë me Gardën Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.