☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,030 ▲ +0.07% ETH $2,683 ▼ -0.31% XRP $1.5201 ▼ -3.02% SOL $121.0400 ▼ -0.46%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Politika

Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet nesër shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Kryeministria ka bërë të ditur se ditën e nesërme sapo të kthehet nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit, duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, ora e saktë të adresimit të kryeministrit Rama do të njoftohet paraditen e së nesërmes.

“Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”. Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite”, thuhet në njoftim.

Vizita e kryeministrit në SHBA, e cila filloi me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku ai njoftoi planin për hapjen e një konsullate shqiptare dhe theksoi prioritetin e “Shqipërisë 2030”, vijoi me angazhime të rëndësishme në Nju Jork.

Në kuadër të kësaj, Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, ku njoftoi se qeveria ka nisur krijimin e Regjistrit Kombëtar të Diasporës.

Sipas kryeministrit, ky regjistër do të shërbejë si “një dritare për të gjithë ata që duan të investojnë sadopak ose sado shumë në Shqipëri”.

Ai iu referua Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2030, të miratuar në samitin e fundit të diasporës, e cila mbështetet në katër shtylla kryesore: qeverisjen dhe shërbimet, dialogun dhe ekspertizën e diasporës, ekonominë dhe inovacionin, si dhe gjuhën e kulturën për brezat e rinj.

Rama theksoi se ndryshimi më i rëndësishëm në marrëdhënien me diasporën ka ndodhur “në mendësi”, duke e kthyer atë në një lidhje “shumë gjithëpërfshirëse dhe organike”.

Ai vlerësoi rolin e emigrantëve shqiptarë si një “det i madh energjie” dhe theksoi se Shqipëria nuk është më një vend mbijetese, por një vend shprese, ku pritshmëritë kanë kaluar nga “ka edhe më keq” te “ka edhe më mirë”.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryeministri mori pjesë edhe në aktivitete të tjera me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke prekur tema si inteligjenca artificiale, integrimi europian dhe pozicioni i Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.