☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,399 ▼ -1.57% ETH $2,246 ▼ -0.32% XRP $1.2491 ▼ -1.45% SOL $96.0000 ▼ -2.34%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Mbi 300 projekte, autostrada Shkup–Bllacë dhe më pak pritje në kufi

Mbi 300 projekte në ujësjellës, kanalizime dhe mbrojtje të mjedisit, autostrada Shkup–Bllacë dhe ulja e pritjeve në kufirin me Kosovën janë lajmet e mira që po sjell VLEN-i brenda vetëm një jave, thuhet në njoftimin e VLEN.

“Derisa këta, që për dy dekada e kishin pushtetin dhe lanë pas vetes një katrahurë, përpiqen ta paraqesin çdo gjë zi e terr, ne përgjigjemi me punë. Dallimi është si nata me ditën, mes politikës që i bënte punët shkel e shko dhe politikës që i nis dhe i çon deri në fund.

Në vetëm dy vite, përmes punës së nisur në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Izet Mexhiti dhe të vazhduar nga Muhamet Hoxha, janë siguruar mjete dhe ka nisur realizimi i mbi 300 projekteve infrastrukturore në mbarë vendin.Bëhet fjalë për ujësjellës, kanalizime, stacione pastrimi dhe investime që prekin drejtpërdrejt jetën e qindra mijëra qytetarëve. Njëkohësisht po vendoset sistemi rajonal për menaxhimin e mbetjeve dhe po përgatiten qendrat rajonale. Kjo është përgjigjja ndaj deponive të egra dhe problemeve që për dekada janë futur nën tepih.

Autostrada Shkup–Bllacë, pasi u shit si premtim në gjashtë palë zgjedhje, më në fund po kalon nga fjala në vepër. Me financim prej rreth 200 milionë eurosh, ky projekt po hyn në realizim.

Edhe sistemi “One Stop Shop” në kufirin me Kosovën ka ulur pritjet, ndërsa numri i udhëtarëve është rritur për 45 për qind. Ky model shumë shpejt do të shtrihet edhe në kufirin me Shqipërinë.

Për VLEN-in, patriotizmi matet me punë. Nuk është të rrahësh gjoksin, por t’ua zgjidhësh njerëzve hallet. Këta që sot bërtasin për pushtet, për 24 vjet kishin vetëm llafe. Me VLEN-in ka projekte”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.