☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,242 ▲ +1.03% ETH $2,275 ▲ +1.37% XRP $1.2538 ▲ +0.67% SOL $95.8000 ▲ +0.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN për Korridorin 8: Ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt

Koalicioni VLEN ka reaguar për Korridorin 8, duke theksuar se projekti është strategjik dhe nuk i përket asnjë subjekti politik. VLEN mirëpret qëndrimet e fundit të BDI-së, duke i cilësuar si përafrim me qëndrimet e tyre të mëhershme. Sipas tyre, Korridori 8 duhet të realizohet në mënyrë profesionale, transparente dhe në shërbim të qytetarëve dhe integrimit evropian.

“VLEN e mirëpret “zbulimin” e fundit të Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me Korridorin 8, i cili, edhe pse me vonesë, konfirmon atë që NE e kemi thënë dhe dëshmuar vazhdimisht: ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt. Pas një periudhe të gjatë deklaratash kontradiktore dhe përpjekjesh për të krijuar mjegull politike, është inkurajuese të shohim se opozita më në fund po reflekton dhe po i afrohet qëndrimeve që VLEN i ka mbrojtur me konsekuencë dhe përgjegjësi institucionale”.

“VLEN rikujton se përkushtimi ynë për realizimin e Korridorit 8 ka qenë i qartë që nga dita e parë: Një projekt strategjik që lidh vendin me rajonin dhe me Bashkimi Evropian, dhe që duhet të ndërtohet mbi baza profesionale, transparente dhe të qëndrueshme”, thonë mes tjerash nga VLEN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.