Volejboll Femra, Kupa e Shqipërisë: Studenti-Partizani, është finale
Studenti dhe Partizani kanë siguruar biletën për finalen e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Në dy ndeshjet gjysmëfinale të zhvilluara ditën e premte në Farkë, që erdhën për shikuesit në ekranin e RTSH, Studenti mposhti Erzenin me rezultatin 3-1, ndërsa Partizani fitoi derbin me Tiranën me rezultatin 3-2.
Në gjysmëfinalen e parë, Erzeni fitoi setin e parë me rezultatin 25-21. Më pas Studenti përmbysi gjithçka duke fituar tre sete radhazi, 25-23, 25-14 dhe 25-19.
Me përmbysje fitoi dhe Partizani në gjysmëfinalen e dytë. Bardheblutë fituan dy setet e para me rezultatin 25-22 dhe 25-21. Por më pas erdhi dhe reagimi i Partizanit duke fituar tre sete, 25-21, 25-14 dhe 15-10.
Finalja mes Studentit dhe Partizanit do të zhvillohet të dielën në Farkë, duke nisur nga ora 17:00 dhe do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.