⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.56 ▲1.45%
ARI 4,106 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,821 ▲ +0.02% ETH $2,443 ▼ -0.03% XRP $1.3462 ▲ +0.96% SOL $105.4100 ▼ -0.39%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.56 ▲1.45 % ARI 4,106 ▼1.07 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.56 ▲1.45 % ARI 4,106 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Sporti

Volejboll, meshkuj dhe femra/Shqipëria, humbje në Ligën e Europës

Shqipëria në volejboll i ka humbur të dyja ndeshjet në stacionin e tretë të Ligës së Europës. Gjithçka është duke u zhvilluar në sallën olimpike “Feti Borova” dhe po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar. Vajzat kuqezi kanë patur përballë Austrinë. Në fakt një ndeshje e barabartë për nga niveli deri në setin e katërt. Këtë e tregojnë dhe pikët, kur Austria ka fituar setin e parë 25-23. Dhe në të njëjtat shifra ka fituar setin e dytë Shqipëria.

Në setin e tretë pikërisht në avantazhin 24-26 ka ardhur një ndërhyrje e video challenge, që i ka dhënë të drejtë Austrisë, e cila më pas ka rekuperuar dhe ka fituar në pikët shtesë, 28-26. Në të katërtin vajzat kuqezi kanë një rënie fizike, por dhe psikologjike, e cila reflektohet në lojë. Pas së cilës Austria fiton 25-15 dhe krejt takimin 3-1. Ndërkohë një fitore e pastër e Danimarkës ndaj Shqipërisë së djemve, 3-0.

Nën udhëheqjen e 42-vjeçarit Jakobsen, apo dhe Jensen, Unreholt, Larsen, Madsen dhe Mikelson, Danimarka i bën të gjitha mirë. 25-17 seti i parë, 25-18 seti i dytë dhe 25-21 seti i tretë dhe përfundimisht 3-0. Të shtunën për femra Suedi – Austri dhe për meshkuj Rumani – Danimarkë.

Shqipëria rikthehet të dielën në fushë, për femra ndaj Suedisë dhe për meshkuj me Rumaninë për të mbyllur ciklin e pjesëmarrjes në Ligën e Europës, atje ku për vajza jemi rikthyer pas tetë vitesh, kurse për meshkuj pas katër vitesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.