☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.48 ▼1.58%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,124 ▲ +0.6% ETH $2,274 ▲ +0.64% XRP $1.2456 ▼ -0.78% SOL $94.2000 ▼ -1.61%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.48 ▼1.58 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.48 ▼1.58 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

“Volkswagen” shkurton deri në 50 mijë vende pune për të ulur kostot

BERLIN, 13 korrik /ATSH-DPA/- Drejtori ekzekutiv i kompanisë gjermane “Volkswagen”, Oliver Blume, ka paralajmëruar se deri në 50,000 vende pune, në mbarë botën mund të preken nga shkurtime të mundshme, në kuadër të përpjekjeve për ta bërë kompaninë më konkurruese.

Deklarata vjen pas pakënaqësisë së punonjësve dhe sindikatave, ndërsa më herët mediet gjermane raportuan se mund të rrezikoheshin mbi 100,000 vende pune.

Punonjësit dhe sindikata e fuqishme gjermane “IG Metall” zhvilluan protesta, ndërsa përfaqësuesit e punonjësve kundërshtuan planet e mundshme për uljen e kostove.

Blume shpjegoi se shifra prej 50,000 vendesh pune, lidhet me planin për të reduktuar shpenzimet administrative dhe kostot e funksionimit të kompanisë.

Sipas tij, kostot e “Volkswagen” janë aktualisht rreth 20% më të larta se mesatarja e konkurrentëve.

Ai tha se kjo shifër është vetëm një llogaritje teorike, duke supozuar se kostot e pagave nuk do të ndryshojnë.

Vlerësimi përfundimtar se cilat vende pune mund të preken ende nuk është vendosur.

Kompania po analizon të gjitha markat, degët dhe tregjet ku operon për të përcaktuar se ku janë të nevojshme ndryshimet.

Blume theksoi gjithashtu se, kostot e personelit nuk varen vetëm nga numri i punonjësve, por edhe nga niveli i pagave dhe shpenzimeve të punës, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe masa të tjera për uljen e kostove. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.